Kryeregjistruesi

 

 

Z. Valdrin Pjetri, KRYEREGJISTRUES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

 

 

 

 

Valdrin Pjetri u lind në Shkodër me 18.09.1982.

Z. Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Fakulteti Ekonomik, Dega Financë të Universitetit të Tiranës dhe Master të Nivelit të Dytë, për Lidership dhe Menaxhim.

2012-2014 Pedagog i Jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës për lëndën e Riskut Publik.

2015- Diplomë në “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare”.

Gjithashtu Z. Pjetri disponon certifikatën “Për Drejtim Strategjik” nga Defense Academy of the United Kingdom.

Ai ka marrë edhe certifikatën e “Auditues i Brendshëm”.

Zotëron gjuhët Anglisht dhe Italisht.

EKSPERIENCA PROFESIONALE

Valdrin Pjetri ka mbajtur disa detyra drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes që nga viti 2010.

2010-2014 ka kryer detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).

2014-2015, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

2014-2017, Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes.

2015-2018 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Minitrinë e Mbrojtjes.

Janar 2018 – Maj 2018 Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

KOMPETENCAT LIGJORE

Kryeregjistruesi organizon dhe drejton veprimtarinë tekniko – organizative dhe ekonomiko – finaciare të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) dhe Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme( ZVRPP), në përputhje me legjislacionin në Republikën e Shqipërisë. Ai u jep detyra dhe instruksione vartësve gjatë drejtimit të veprimtarisë së ZQRPP-së dhe ZVRPP-ve.

Kryeregjistruesi përfaqëson Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në marrëdhëniet me jashtë, nënshkruan marrëveshje dhe kontrata me Institucione homologe të vendeve të tjera.

Kryeregjistruesi organizon kontrolle për efektivitetin e veprimtarisë së Drejtorive në Zyrën Qendrore dhe Zyrave Vendore dhe merr masa për mënjanimin e shkeljeve dhe mangësive që konstaton.

Ai nxjer urdhëra, udhëzime dhe rregullore për zbatimin e ligjeve dhe të akteve të tjera dhe merr masa për interpretimin dhe zbatimin e përpiktë të tyre, shfuqizon akte të Drejtorive dhe Zyrave Vendore kur ato vijnë në kundërshtim me ligjin, lidh dhe zgjidh kontratat e punës me punonjësit e ZQRPP-se dhe të ZVRPP-ve, duke respektuar dispozitat e Kodit të Punës dhe të Rregullores së Brendshme të ZRPP, si dhe propozon tek Ministri i Drejtësisë për emrimin dhe shkarkimin e Regjistruesve të ZVRPP-ve.

Për çështje të karakterit teknik, ka të drejtë të autorizojë persona të tjerë, të cilët, brenda kompetencave që u jepen, kanë të drejtë të zgjidhin probleme në emër dhe për llogari të tij. Ai raporton për veprimtarinë e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Minstrave.

Kryeregjistruesi miraton materialet e shkruara, të gatshme për publikun, para se ato të publikohen.

Për zgjidhjen e problemeve të veçanta të institucionit, propozon përmirësime apo ndryshime të legjistacionit, në fushën e veprimtarisë së instuticionit që mbulon.

 

 


. .