Historiku dhe funksioni i ZRPP-së

Regjimi juridik i Tokes, ne cdo vend, ka te beje me sistemin e rregullimit juridik qe behet mbi sjelljet  dhe veprimet ekonomiko – shoqerore te individeve apo grup –individeve me njeri tjetrin. Duke qene sistem juridik, ai percakton principet dhe percaktimet juridike materiale e formale te rregullimeve juridike si aspekt i pare dhe si aspekt i dyte ka te beje me zhvillimet e rregullimeve juridike te marredhenieve me baze interesash e marredhenieve ekonomiko – sociale ne hapesire e ne kohe.

Cdo subjekt ( person fizik a juridik ) qe zoteron faktikisht ( ligjerisht ), ai nuk zoteron vetem token si pasuri fizike me efektet ekonomiko – sociale perkátese, por duhet te zoteroje edhe pasurine juridike mbi ate toke, pra mbrojtjen ligjerisht te teresise te te drejtave dhe obligimeve te tij ( titulli juridik perkates ) ne lidhje me zoterimin faktik te ketij objekti. Kjo eshte ana statike e nje sistemi juridik. Ndersa transaksionet apo veprimet e tjera ne vellim, hapesire dhe kohe e ketyre “titujve juridike” perbejne “rregullimet dinamike” ligjore per zhvillimin juridiko – faktik te marredhenieve mbi token.

Zhvillimet e Regjimit Juridik dhe vete zhvillimet ne te drejtat e raportet juridike te Regjimit Juridik te Tokes, ne SHQIPERI, jane kryer me evolucion e revolucion gjate fazave te ndryshme te zhvillimit dhe ka njohur si periudha regjimesh ate te pushtimit otoman ( 5 shekullor ), periudhes pas shpalljes se pavaresise e ne vazhdimesi deri ne vitin 1945, periudha e regjimit komunist e mandaj ajo e vendosjes se demokracise mbas vitit 1990.

Juridikisht, krijimi i nje kadastre dhe matje tokash, ka filluar qysh me daljen e ligjit “mbi titujt defterhane” ne vitin 1874. Ato kryesisht moren karakter eksperimental ne disa vilajete te perandorise otomane. Ne ate kohe nuk regjistroheshin ndertimet, pemetarite qe mbilleshin etj, pasi regjistrimi nuk ishte i detyruar. Tapite leshoheshin per titujt e pronesise perkatese duke treguar: “Emrin e personit, emrin e tokes, se vendit, emrat e pronareve kufitare. Ndryshimet e ndodhura me vone nuk reflektoheshin ne kadaster. Kjo gjendje ka vazhduar deri ne 1929 me aplikimin e Ligjit “Mbi aplikimin e Kodit Civil Shqiptar”, e cila e suprimoi kete lloj kadastre ose Regjistri kadastral. Shteti shqiptar mbas vitit 1912 filloi te zevendesoje gradualisht legjislacionin turk mbi token, duke rikonfirmuar regjimin dhe rregullimin juridik te tokes dhe te te drejtave te subjekteve te saj juridike, duke respektuar njekohesisht edhe Regjimin juridik nen te drejten kanunore qe vepronte me shume ne veri te Shqiperise e ne disa zona te jugut (vecanerisht ne laberi ). Por legjislacionet qe rregulluan juridikisht merredheniet mbi token ne kete periudhe filluan me statusin themeltar te viteve 1925 dhe 1928, si rezultat i te cilave, iu dha fund ndarjes se tokes sipas Ligjit te vitit 1856 dhe te gjitha tokat u ndane ne pronesi te shtetit, personave juridike e personave fizike. Me Kodin Civil te Regjimit te Zogut, te aplikuar qysh nga viti 1929, proklamohej se prona eshte e shenjte dhe e paprekshme. Ne baze te ketij parimi me Ligjen “Mbi zyrat e Hipotekave dhe taksat e tyre” dt 17/ 04/ 1929 u suprimuan kadastrat dhe u krijuan zyrat e hipotekes. Tjetersimi si transaksion, tashme, kalonte mes detyrimeve juridike te drejten e pronesise, posedimit, qiradhenies etj. Ne zhvillimin e ketyre vellimeve te te drejtave juridike ne lidhje me token u ndje nevoja e filloi te perpunohej dhe zhvillohej aktiviteti i zyrave te kadastres e asaj te Hipotekave, te cilat kryesisht u moren me TRANSKRIPTIMIN E AKTEVE per transaksionet mbi zoterimin ( shitblerjen, testamente, dhurime) dhe me INSKRIPTIMIN e hipotekave dhe te drejtave te tjera reale, qofshin keto te tokes urbane apo bujqesore. Zyrat e Hipotekave nuk merreshin me regjistrime, pasi per te krijuar nje evidence te plote duhej te behej nje Regjistrim i pergjithshem i pasurise duke kryer me pare edhe matje kadastrale. Pasurite regjistroheshin nga personat e interesuar vetem atehere kur nevojitej prej tyre mbrojtja e ligjit per transferime dhe transaksione. Mungesa e regjistrimit ishte me evidente ne fshat, ku nje pjese e madhe e tokes dhe transaksioneve ishte e pa regjistruar. Akti noterial nuk behej nese regjistrimi i pasurise nuk ishte kryer dhe gjithashtu kadastra nuk leshonte asnje dokument, pasi ajo ishte e dobet dhe e karakterit te nje Regjistri deklarativ. Pra institucionet e sigurise dhe garancise se pronave nga pikepamja juridike kane funksjonuar kryesisht per disa qytete kryesore dhe per nje numur te kufizuar te pronareve ne zonat rurale.

Periudha e regjimit politik 1945 – 1990 nga pikepamja e Regjimit juridik te Tokes filloi me Reformen Agrare te viteve 1945 – 1946 te cilat e kufizon shume te drejten e pronesise per token ( deri ne 5 ha per pronaret e medhenj ), por vec kesaj me Qarkoren e dates 19. 01. 1945 ndalonte noteret te merrnin veprime per shit-blerjen per objekt te token bujqesore. Sipas Ligjit te Reformes Agrare ( neni 12 ) fshatrat qe moren toke u regjistruan ne regjistra te posacem ne Zyrat e Reformes Agrare, por nuk u pajisen kurre me titujt juridike te tokes. E drejta e zoterimit te pronesise mbi token u zvenit ne menyre graduale dhe “defakto” ne vitin 1967 nuk kishte me prone private mbi token ndersa “de jure” me kushtetuten e vitit 1976 u sanksionua perfundimisht se toka ishte ne pronesi te shtetit. Sistemi kadastral i organizuar teknikisht mjaft mire qysh ne vitin 1947 nuk kishte per baze parcelen e bazuar ne te drejtat e pronesise se tokes, por te parcela e poseduesit faktik e cila kishte te bente me kadastren fiskale dhe jo ate juridike. Matja e tokave ne vitet 1950 – 1953, pavaresisht se u be me matje te thjeshta, u shtri ne gjithe territorin e vendit per kadastrimin e tokave bujqesore dhe perben nje informacion mjaft te vlefshem ne krijimin e nje kadastre teknike dhe sherben si baze per tatimet mbi token. Kadastrimi vazhdoi me tej me matje topografike, te cilat kishin standarte mjaft te larta dhe u bazua kryesisht ne parcelen e perdorimit te tokes. Ne prag te viteve 1990 ishin kadastruar ne kete menyre rreth 90% te tokeve bujqesore te shtrira ne rreth 11 000 km2 ne mbare vendin. Duke filluar qysh nga viti 1991, regjimi i marredhenieve pronesore te pasurise mbi token mori percaktime raportesh te reja. Reforma per token qe u shpall ne ligjin nr 7501 “Per token” e qe u pasurua me vone me ligje te tjera te cilat percaktuan juridikisht kategorizimet juridike te tokes bujqesore e jobujqesore si dhe bazat e reformes, duke sjelle shperndarjen e organizatave kooperativiste e te fermave bujqesore, duke rishperndare pronesine juridike mbi token gjithe popullsise se zones fshatare, fillimisht duke moslejuar shit-blerjen e tokes bujqesore. Tokat fizike dhe te drejtat mbi te u kaluan per zoterim juridik ne forme pronesia apo perdorimi fshatareve, nepermjet komisioneve ne nivel fshati, komune e rrethi te cilet kishin te drejten e e dhenies se titullit juridik ( tapise ) ne pronesi e perdorim. Mirepo dihet se termi “Reforme e toke” ka nje numer kuptimesh. Ai mund te kuptoje

1.Kthimin e te drejtave mbi token, pronareve te meparshem, nje proces ky i njohur si KTHIMI I TOKES.

2.Rishperndarjen e te drejtave te tokes nga shteti duke ju a dhene ate njerezve qe s’kane toke.

3.Konsolidimin e tokes dhe gjithashtu ndryshimet ne marredheniet e qirase se tokes.

Gjate viteve 1990 e ne vazhdim ne Shqiperi jane njohur te gjitha kuptimet e Reformes se tokes ( pervec konsolidimit ) duke perfshire Rishperndarjen ne tokat bujqesore, kthimin e tokes ne zonat urbane e pjeserisht ne tokat bujqesore te ish fermave si dhe qiradhenien per tokat shteterore.

2 – Domosdoshmeria dhe parimet e ndertimit te Sistemit te Regjistrimi te Pasurive te Paluajtshme,

Programet e privatizimit, qe filluan qysh prej vitit 1991 me ligjin nr 7501 “per token” levizen perpara ne menyre radikale. Gjithashtu, privatizimi i pasurise shteterore, qe rezultoi ne transferimin e nje pasurie te tille tek pronaret e rinj private apo tek kthimi i pronave te pronaret e meparshem dhe ne disa raste, krijimi i qira-dhenieve afatgjata nga ana e individeve mundesuan brenda nje periudhe 3 – 4 vjecare ( 1991 – 1994 ) krijimin e rreth 500.000 pronareve te rinj te tokave bujqesore, dhe shume pronare banesash e pasurish te tjera urbane ku perfshihen , edhe ndermarrjet shteterore bujqesore e ish kooperativave bujqesore. Duke krijuar njekohesisht rreth 3 milione pasuri private. Dihet se, tranzicioni drejt nje ekonomie tregu perfshin krijimin e tregjeve dinamike te Pasurive te Paluajtshme, qe ne vetvehte perfaqeson transferimin e te drejtave nga nje pronar tek tjetri. Qe tregje te tilla te funksionojne eshte i nevojshem privatizimi (zoterimi i te drejtave mbi token dhe ndertesat ). Por, vetem privatizimi nuk eshte i mjaftueshem qe tregjet te funksionojne. “Bleresit” potenciale te Pasurive te paluajtshme duhet te jene te afte te identifikojne “pronaret e vertete” d.m.th.njerezit qe kane te drejten ligjore per te shitur, dhene me qera, hipotekuar, bere dhurata dhe lene trashegimi. Ne te gjitha ekonomite Perendimore te Tregut ka institucione te vecanta qe merren me identifikimin e “pronareve te vertete”, por ne Shqiperi deri ne vitin 1991 ka patur vetem institucionin e kadastres se tokave qe merrej me evidentimin e hartezimin e tokave “bazuar te parcela e perdorimit te saj”. Ka patur nje kadaster pyjesh e kullotash mjaft skematike, kadaster te ujrave, gjithashtu qe mbulonin ministri te ndryshme per qellime te ndryshme (vecanerisht per planifikim te centralizuar), pa patur asnjehere kadaster urbane.

Para vitit 1991, nuk ka patur pronesi private mbi token dhe ndertesat ( pervec shtepise te banimit kryesisht ne fshat e pjeserisht ne zonat urbane ) dhe nuk kishte institucion qe te merrej me rregjistrimin e te drejtave te ketyre pronareve. Pra duhej qe te ndermerreshin hapa te medhenj per te krijuar nje institucion te unifikuar dhe efektiv te rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Por edhe duke patur nje sistem modern te regjistrimit te PP, nuk do te shfaqej automatikisht nje treg toke me tipare te deshirueshme, pa krijuar nje kuader ligjor per nxitjen dhe drejtimin e tregut te Tokes ne menyre qe transakionet te kryhen lehtesisht dhe per te gjitha shtresat e shoqerise. Keshtu qe, nen drejtimin e Asistences Teknike e ndihmes financiare te USAID-IT (nepermjet Universitetit Wisconsinit – USA ) u hartua dhe u miratua PLANI I VEPRIMIT per krijimin e SRPP i cili do te ndihmonte krijimin e nje kuadri te mjaftueshem institucional e ligjor per tregjet e Pasurive te Paluajtshme qe do te lindnin. Hartuesit e Planit te Veprimit dhe njekohesisht te kuadrit ligjor (Asistenca e huaj e specialistet vendes te kadastres, Drejtesise, Reformes se Tokes, urbanistikes, Finances, specialistet e IT etj ) gjate vitit 1993 ishin njohur nepermjet AT dhe me seminarin ne lidhje me Reformen e Tokes, Regjistrimin e tokes dhe kadastrat te mbajtura ne Kopenhagen (Danimarke) te zhvilluar nga KOMISIONI EKONOMIK PER EVROPEN I KOMBEVE TE BASHKUARA dhe qe i referoheshin vecanerisht vendeve ne tranzicion. Ky seminar u vazhdua me tej me organizimin e workshopeve ne Austri, Hungari, Kroaci, Lituani, Hollande e Rumani etj dhe qe perfundoi me pergatitjen e Udhezimeve ne lidhje me administrimin e tokes. Keto udhezime e percaktojne administrimin e tokes si nje proces nepermjet te cilit toka dhe informacioni per token mund te menaxhohen ne menyre efektive. Udhezimet jane bazuar ne parimet se:

  1. Ushqimi dhe strehimi jane nevoja humane themolore
  2. Siguria e prones eshte esenciale per nje politike efektive te strehimit
  3. Siguria ne statusin ligjor te tokes eshte esenciale per prodhimin bujqesor efektiv;
  4. Invesitoret ne nje ekonomi tregu kerkojne nje strukture formale te te drejtave te tokes dhe prones;

Zhvillimi i qendrueshem varet nga shteti qe ka nje pergjegjesi te plote per menaxhimin e Informacionit ne lidhje me pronesine, vleren dhe perdorimin e tokes, megjithese sektori privat mund te jete perfshire gjeresisht; dhe Si toka ashtu dhe informacioni mbi token jane resurse qe duhet te administrohen mire me qellim qe te arrihet nje rritje ekonomike. Keto udhezime identifikojne faktoret qe duhet te merreshin ne konsiderate ne hartimin e legjislacionit, organizimin, bazat e te dhenave dhe hartat, si dhe mekanizmat e financimit qe kerkoheshin per te zbatuar dhe mirembajtur nje sistem te qendrueshem te Regjistrimit te te drejtave te pronesise e me tej per Administrimin e tokes ku perfshihet edhe vlera e perdorimi te tokes. Ne keto udhezime behen rekomandime me vlere, te cilat jane marre parasysh edhe ne Planin e Veprimit te SRPP te krijuar ne Shqiperi si. p.sh. Vendet me tranzicion mund te ndertojne sistemet e tyre brenda mjediseve te tyre sociale, ekonomike e kulturore. Percaktimi i njesive baze te regjistrimit apo kadastres eshte nje element i rendesishem ne hartimin e e cdo sistemi te Informacionit te tokes, ne menyre qe:

  1. Te garantoje te drejten e pronesise dhe sigurine e prones Te mbeshtese tatimet mbi token dhe pasurine
  2. Te siguroje garanci per kredi
  3. Te zhvilloje dhe monitoriroje tregjet e tokes
  4. Te ruaje token shteterore e te menaxhoje ato,
  5. Te paksoje konfliktet mbi token
  6. Te lehtesoje reformen mbi token
  7. Te permiresoje planifikimin urban dhe zhvillimin e infrastruktures
  8. Te mbeshtese menaxhimin e mjedisit
  9. Te nxjerre te dhena statistikore

Traditat lokale, infrastruktura ekzistuese etj, do te kerkojne zgjidhje te ndryshme, sidomos ne vendet ku kadastrat kane funksjonuar per shume kohe (prandaj nuk rekomandonin ndonje model specifik) Vendet ne tranzicion te zbatojne nje metoda hap – pas – hapi d.m.th: Permbajtja e te dhenave te Regjistrave duhet fillimisht te kufizohet ne ate c’ka kerkohet aktualisht, per te plotesuar nevojat me prioritet te larte te perdoruesve. Demarkacioni dhe rilevimi i kufijve jane shpesh nje element kryesor i procesit.

Precizioni i larte gjeometrik eshte shpesh i panevojshme per administrimin e tokes dhe se mundesia e zbatimit te rilevimit me kosto te ulet dhe i teknikave te pergatitjes se hartave duhet te investigohet.

Ne vendet ne tranzicion te shikohet (investigohet) mundesia e zbatimit te SISTEMEVE TE INTEGRUARA te informacionit mbi token, ku regjistrimi formal i informacionit ligjor dhe atij teknik te mbikqyret, kontrollohet dhe operohet nga nje autoritet publik, dhe jo te ndahet midis dy apo me shume ministrive dhe autoriteteve. Shpenzimet per mirembajtjen e sistemit qe rezultojne nga transaksjonet e tokes, nenndarjet e tokes etj mund te mbulohen plotesisht nepermjet tarifave. Ne vazhdimesi te rekomandimeve te Keshillit Ekonomik per Evropen dhe gjithashtu te Organizates Evropiane te Takimit te Zyrtareve te Administrimit te Tokes (MOLA) ku vendi yne ka marre pjese qysh nga viti 1994, hartuesit e Planit te Veprimit kane marre parasysh edhe konceptet bashkekohore per Regjistrimin e tokes dhe kadastren ku shprehen se: Pronesia, vlera dhe perdorimi i tokes edhe pse te pavarura ne koncept, jane te ndervarura ne praktike, Edhe pse sistemet e regjistrimit te tokes drejtohen shpesh per te mbrojtur interesat e pronareve individuale te tokes, ato jane gjithashtu instrumenta te politikes kombetare te tokes dhe mekanizma per te mbeshtetur zhvillimin ekonomik.

Nje kadaster eshte e ngjashme me nje Regjister toke ne faktin se ajo permban nje numur te dhenash per token. Kadastrat bazohen ose ne nje parcele toke private qe: Eshte i percaktuar nga pronesia ( kadaster juridike ) , ose ne zone toke te taksueshme qe mund te jete e ndryshme nga ajo e pronesise,

ose ne zona te percaktuara nga perdorimi i tokes se sa nga pronesia e tokes. Prandaj tashme rekomandohen qe kadastrat te organizohen rreth parceles private te tokes, pasi kjo eshte baza ligjore per te gjitha veprimet mbi token: Kadastra eshte nje sistem informacioni qe konsiston ne dy pjese: nje seri hartash ose planesh qe tregojne madhesine dhe vendndodhjen dhe te dhena shkresore qe pershkruajne atributet e tokes. Kjo ndryshon nga nje sistem regjistrimi toke per faktin qe kjo e fundit merret ne menyre eskluzive me pronesine; mirepo Si kadastra ashtu dhe Regjistri i tokes duhet te operojne brenda nje kuadri rigorozisht ligjor, por Regjistri i Tokes mund te mos e regjistroje ne praktike gjithe territorin e vendit, pasi jo te gjithe njerezit mund te mos e regjistrojne ne praktike token ( ne zonat e thella pa treg tooke ) ose tokat shteterore ( pyje – kullota ) mund te mos regjistrohen. Per me teper, zona te caktuara mund te kene prioritet regjistrimi dhe zona te tjera mund te perjashtohen per nje fare kohe. Rilevimet per kadastren mund te perdoren per te mbeshtetur nje Sistem Regjistrimi toke dhe ne shume vende termi “Rilevimi kadastral” perdoret per te pershkruar rilevimin e tokes per Regjistrimin e pronesise. Sistemet dyshe si pjese e programeve te Reformes se tokes, qe po zhvillohen ne disa vende ne tranzicion, duke ndare te drejtat e perdorimit ne sistemet kadastrale te reformuar dhe, te drejtat e pronesise ne sistemet tradicionale te noterise jane te parekomandshme dhe se eshte e rendesishme qe keto sisteme te ndara te bashkohen ne nje SISTEM TE UNIFIKUAR; dhe se Nje kadaster moderne nuk ka per interes kryesor te merret me te dhenat e pergjithesuara, por me informacionin e detajuar ne nivelin e PARCELES individuale te tokes. Si e tille ajo duhet t’i sherbeje nevojave sot te individit ashtu edhe te komunitetit ne pergjithesi. Perfitimet rrjedhin nga aplikimi i saj ne: menaxhimin e aseteve; transferimin e pronesise; sigurimin e huadhenies; vleresimin e ndikimit te mjedisit; transaksionet e shitblerjes se shtepive dhe analizen e tergut te tokes; monitorimin e te dhenave statistikore, menaxhimin e tokes urbane (truallit ) etj. Nje Sistem Regjistrimi i pronesise duhet:

  1. Te permbaje nje perkufizim ligjor te njesive te pasurise se paluajtshme qe pasqyron ne menyre te sakte gjendjen ne baze;
  2. Te lehtesoje transferimin e tokes nepermjet nje sistemi qe eshte i thjeshte, i sigurte dhe kosto te ulet operimi
  3. Te eleminoje nevojen e kerkimit eksesiv per nje zinxhir te drejtosh zoterimi
  4. Te permbushe nevojat lokale
  5. Te regjistroje te drejta specifike te PP si pronesine dhe kufizimet mbi pronesine qe nuk jane transparente
  6. Te mbuloje gjithe token, duke perfshire edhe ate te zoteruar nga shteti, qytetare, individuale private apo juridike
  7. Sapo te dhenat te futen ne Regjistra, dokumentat duhet te jene gjithmone te azhornueshme.

Si rrjedhoje Sistemet e Regjistrimit te Pronesise dhe Sistemet kadastrale mund te integrohen me njeri tjetrin.

3- SISTEMI SHQIPTAR I REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME

Duke u nisur nga veshtrimi historik i Regjimit juridik te tokes ne Shqiperi, funksionimi i dobet i institucioneve te Kadastres apo regjistrimit ne faza te ndryshme te zhvillimit; reformat e tokes, te cilat nuk i kane sherbyer ngahera interesave te shtetareve te ketij vendi; kolapsit te institucionit te kadastres rurale dhe hipotekes ne shumellojshmerine e veprimeve te privatizimit ne fillim te periudhes se tranzicionit sollen nevojen e konceptimit e modelit te Tregut te Tokes. per ndertimin e institucioneve te tregut apo administrimit etj. Qysh ne vitin 1993 u hartua Plani i Veprimit dhe u pergatit e u miratua Ligji i Regjistrimit, i cili institucionalizoi Sistemin e Regjistrimi, qe po administrojme sot dhe qe eshte zgjedhur per 4 arsye:

  1. Mbron te drejtat e pronareve te Pasurive te Paluajtshme duke siguruar nje informacion te besueshem dhe te forte mbi pronesine dhe interesa te tjera qe lidhen me Pasurite e Paluajtshme.
  2. Eshte i thjeshte dhe jo i kushtueshem per t’u ruajtur dhe administruar.
  3. I siguron publikut informacionin e nevojshem mbi blerjen dhe shitjen, hipotekimin dhe qerane e pasurise se paluajtshme duke siguruar keshtu bazat per nje ekonimi t’orientuar nga tregu.
  4. Lejon krijimin e nje Sistemi te Informacionit Gjeografik (GIS), me informacionin e pasurise si nje pjese integrale dhe thelbesore.

Megjithese ky sistem Regjistrimi perfshihet ne nje akt procedural te pavarur, ai permban percaktime ligjore te Kodit Civil per forma te ndryshme pronesie, hipotekat, qiradheniet dhe te drejta te tjera ligjore mbi pasurite e paluajtshme. Ne vazhdim kater(4) parime baze jane ndjekur ne krijimin e SRPP:

  1. Informacioni mbi Pasurite e Paluajtshme qe mbahet ne Zyrat e Regjistrimit eshte nje pasqyrim i asaj qe ekziston ne te vertete ( pra e theksojme eshte fakti )
  2. Regjistrat e pasurise (kartelat) duhet te japin ate informacion mbi pronesine dhe interesa te tjera qe nuk kane nevoje per verifikime te metejshme.
  3. Ka nje garanci per informacionin ne kartele, eshte i sakte dhe n.q.s dikush demtohet nga informacioni i pasakte ne SRPP ai/ajo mund te kompensohen nga shteti.
  4. Tarifat e shpenzimeve per Zyrat e Regjistrimit jane te ulta, me qellim qe cdo person, pavaresisht nga pasuria e tij ose vendndodhja, mund te kete lehtesira per te hyre ne Sistemin e Regjistrimit.

Ligji i Regjistrimit te PP eshte hartuar per te trajtuar koncepetet baze te nje parcele te bazuar ne Sistemin e Regjistrimit te te drejtave te pronesise dhe ne te njejten kohe per te permbushur nevojat e nje sistemi administrativ te tokes, I cili mund te jete I suksesshem ne Shqiperi. Si ndertim Sistemi, vecojme se, cdo volum Regjistrimesh mban nga nje regjister (Kartele) per cdo parcele te PP, qe zoterohet ne menyre private dhe parcelat dhe kufijte (e tyre) e bejne regjistruesin pergjegjes per te mbajtur Harten Treguese te Regjistrimit per Siperfaqen e Regjistrimit te PP ne nje Zyre Regjistrimi. Nga konceptet e ketij sistemi (te pasqyruara ne ligjin e Regjistrimit) duhet te kuptohet katerceperisht se, kufijte qe tregohen ne HTR jane tregues te vendndodhjes faktike te kufijve te pasurise dhe jo te ndonje kufiri imagjinar te shprehur analitikisht ne aktin e dhenies se tokes ne pronesi nga ana e komisionit te ndarjes se tokes. Gjithashtu duhet kuptuar se, ne sensin ligjor nje kufi eshte nje siperfaqje e mbyllur e cila percakton se ku mbaron pasuria e nje pronari dhe ku fillon pasuria e nje tjetri. Ne qofte se ka nje konflikt lidhur me kufijte dhe palet e zgjidhin vete konfliktin, regjistruesi do te regjistroje marreveshjen e firmosur nga te dy palet. Ne qofte se palet nuk mund te zgjidhin mosmarreveshjen regjistruesi do t’I udhezoje ato ta cojne ceshtjen ne gjykaten perkatese. Regjistrimi fillestar I pasurive te paluajtshme dhe vecanerisht faza e afishimit publik 90 ditor ne nje vend te dukshem per ekzaminimin publik, brenda nje zone kadastrale ku ndodhet pasuria, eviton ne maksimum konfliktet. Vlen te permendet ketu thenia e te medhit A.C. Muldford qysh ne vitin 1912 se: “Parasegjithash kur vjen ceshtja e stabilitetit te prones dhe e paqes se komunitetit eshte shume me e rendesishme te kesh nje matje disi te gabuar te parceles ku vija vertete ekziston sesa te kesh nje matje ekstremisht te sakte te vendit atje ku vija (kufiri) nuk ekziston” (Rilevimi dhe kufijte nga Valter G. Robillard, Lane J. Bowman, Vellimi 7).

SRPP eshte hartuar ne saje te zbatueshmerise se tij per nje pasuri te caktuar (parcele) dhe per fleksibilitetin qe ai ka per nje sere qellimesh qe lidhen me pasurite e e paluajtshme dhe hartat. SRPP gjithashtu duhet te pranohet si nje sistem qe perfshin informacionin per parcelen e tokes sipas ligjit te regjistrimit. Cdo interpretim apo debat tjeter lidhur me madhesine e parceles mbasi te jete kryer regjistrimi I saj ne kartele, vecanerisht lidhur me siperfaqen sipas referimit te akteve, siperfaqen faktike apo me gjere eshte abuziv dhe demton jo vetem modelin e zgjedhur por njekohesisht vendos gjithe personelin qe administron sistemin ne nje veprim jashte kopetencave te tij. Juristet e sistemit te regjistrimit duhet te kuptojne se, siperfaqje e parceles e shprehur ne meter katror nuk eshte objekt juridik por teknik. Kufiri dhe konfliktet lidhur me te jane objekt I veprimtarise se tyre. Hartuesit e sistemit duke I njohur gjithe mangesite e veprimeve per privatizimin e tokes propozuan dhe vendosen ne ligj regjistrimin fillestar dhe afishimin publik te pasurive se paluajtshme ne menyre qe njerezit te pranojne apo te ankohen lidhur me kufijte e parcelave apo cdo pretendim tjeter. Ankesat zgjidhen me marreveshjen midis paleve dhe pushtetit vendor te cilat edhe regjistrohen, ndersa konfliktet zgjidhen ne gjykate duke bllokuar veprimet ne zyren e regjistrimit deri ne vendimin e gjykates. Sistemi I Regjistrimit te PP eshte unik dhe I integruar me sistemin kadastral, ai gjithashtu regjistron si token ashtu dhe ndertimet e lidhura pazgjidhshmerisht me token. Nje apartament qe zoterohet vecmas nga pjesa e tjeter e struktures eshte nje lloj tjeter I pasurise se paluajtshme. Pra, sistemi I regjistrimit te PP eshte gjithashtu I shtrire si horizontalisht ashtu dhe ne vertikalitet. Sistemi i Regjistrimit te PP nuk eshte nje regjister hipoteke. Hipotekimi eshte nje e drejte qe regjistrohet duke u perfshire ne nje nga fushat e informacionit te karteles se pasurise, i cili perfaqeson dokumentin ligjor te sistemit. Ne Kodin civil te Republikes se Shqiperise thuhet: Hipoteka eshte nje e drejte reale qe vihet mbi pasurine e debitorit ose te nje te treti, ne dobi te kreditorit, per te siguruar permbushjen e nje detyrimi (neni 650) dhe; Hipoteka regjistrohet ne Zyren e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme te vendit ku

ndodhet kjo pasuri (neni 570). Ne Shqiperi mendohet gabimisht se, SRPP eshte nje regjister i transkriptimit te akteve apo regjister dokumentash ku perfshihet edhe hipoteka. SRPP ne fakt eshte nje system informacioni i bazuar tek parcela e pasurise se paluajtshme ku perfshihen: identifikimi i pasurise; pershkrimi i pasurise; zoterimi i te drejtave te pronesise; seksioni i qirave; ne perdorim, marreveshjet kufizuese, servitudet dhe interesa te tjera dhe mandej seksioni i hipotekave, vendimeve te gjykates, kufizimeve. Ky informacion, se bashku me harten treguese te Regjistrimit, e cila pasqyron kufijte e parcelave, perbejne ne vehvete teresine e informacioneve qe garanton SRPP – ja.

4-  Informacione te tjera te Sistemit Shqiptar te Regjistrimit.

Gama e kerkesave per informacionin per parcelen apo ndertesen eshte mjaft e gjere dhe Sistemi i Regjistrimit ka parashikuar qe ne kartelen e cdo pasurie te kete informacione te tilla, qe lidhen me ndertimin e institucioneve te Administrimit te Tokes bujqesore, perdorimit te tokes urbane, ka vend per te paraqitur informacione te tjera si p.sh. per banesat ne lartesi, lloji i ndertimit, koha e ndertimit e qe shenohen ne fushen e pershkrimeve te vecanta, etj. Gjate procesit te Regjistrimit fillestar eshte pasqyruar informacioni per llojin e pasurise ne kuptimin kadastral te perdorimit te tokes (zerat kadastrale), por sistemi nuk garanton me tej azhornimin e tij. Informacioni qe kerkohet sot per perdorimin e tokes ka te beje me kuptimin se perdorimi i tokes percakton pasurine qe ajo prodhon e prej kesaj vleren e saj. Lidhur me kete te fundit sistemi i regjistrimit regjistron shumicen e parave me te cilat shitet toka apo ndertesa, apo referenca ndaj vleres rentale (qirase), por nuk siguron ndonje informacion lidhur me vleren e tokes ne kuptimin e potencialit per te krijuar te ardhura. Perdorimi dhe vlera e tokes jane dy koncepte te sistemit te administrimit te tokes dhe nderthurja e ketyre te dhenave me informacionin e pronesise qe trajtohet ne sistemin e regjistrimit permbush me se miri kerkesat lidhur me Administrimin e tokes ne teresi. Sistemi i regjistrimit kenaq kerkesat e administrates shteterore per taksat, mbasi mban informacion te sakte per madhesine faktike te parceles se tokes apo nderteses dhe regjistron saktesisht te dhenat lidhur me tatimin mbi transaksionin e pasurise se paluajtshme. Sistemi i regjistrimit garanton bleresin per te dhenat e karteles por gjithashtu e lejon ate ( bleresin) qe te kryeje (ne marreveshje me pronarin) matje te reja verifikuese per pronen qe blen dhe i mundeson regjistrimin e ketyre matjeve lidhur me saktesine ne fushen perkatese (po qe se keto veprime jane kryer me specialiste te licensuar). Se fundi, seksioni i identifikimit te pasurise i paraqitur ne fushen perkatese te karteles dhe i reflektuar ne hartat treguese perbejne elementin lidhes me gjithe informacionet e tjera te gjeoreferuara.


. .