ZV/KRYEREGJISTRUESI

Zv/Kryeregjistruesi emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë, me propozim të Kryeregjistruesit.

Në mungesë të Kryeregjistruesit, për çfarëdo arsye,  Zv/Kryeregjistruesi mund të ushtrojë të gjitha të  drejtat që i jepen Kryeregjistruesit  nga ligji nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”. 
Në bazë të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 33, datë 2.04.2013, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës  së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, përcaktohet se janë dy Zv/Kryeregjistrues. 

1. ENIS HOXHA


Enis_Hoxha

I lindur më 1 Korrik 1976, në Tiranë.

Është arsimuar në Fakultetin Juridik, në Tiranë, dhe ka kryer studimet pasuniversitare, për Master Turizëm dhe Ekonomi, në Shkollën Ndërkombëtare të Shkencave, Romë – Itali, si dhe Master për Marëdhënie Ndërkombëtare e Europiane në Institute de Recherches et d’Etudes en Relations Internationales e Europeennes, Francë (Instituti i Kërkimit në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Europiane). Ka  filluar karrieren e tij në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, si Jurist në Sekretariatin Shqiptar për Koordinimin e Marrëdhënieve me OBT, dhe më pas si Shef Sektori për tregtinë në mallra,  duke mbuluar: 

 -Të gjitha marrëveshjet për tregtinë në Mallra të Raundit të Uruguait, e cila themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), 
 -Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë (MTL) me vendet e Rajonit, në kuadër të Memorandumit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë të Paktit të Stabilitetit, si negociator i palës shqiptare në to. 

Ka hartuar Strategjinë e negocimit, për Shqipërinë, në procesin e anëtarësimit në OBT dhe për të gjitha MLT-të e negociuara. 
Në Gusht të vitit 2003 emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë. Ka qenë përfaqësues zyrtar i Shqipërisë në Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG III A Transfrontaliera Adriatiko, si dhe INTERREG III A, Greqi – Shqipëri. 
Nga muaji Qershor 2004, deri në Janar 2006, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë. 
Prej Muajit Shkurt 2006 ka ushtruar profesionin e Avokatit. 
Nga Shtatori i vitit 2012, deri në Gusht 2013 ka qenë Administrator i Universitetit jo Publik “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, Tiranë. 
Njeh shumë mirë gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Qe nga muaji tetor 2013, mban postin e Zv.Kryeregjistruesit.

2. BESNIK HYSENBELLI

I lindur  19 Janar 1972 ne Skrapar
Ne vitin 1996   u diplomua ne Akademinë e Arteve, ,Specialiteti Pikture dhe ne vitin 2008 u diplomua ne Universitetin Politeknik te Tiranes, Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit, Dega Arkitekture.
Qe nga muaji dhjetor 2009, mban postin e Zv.Kryeregjistruesit


. .