Kryeregjistruesi

ilirjan_muho  Znj. Blerina Doracaj, Kryeregjistrues i Republikës së Shqipërisë.

Kryeregjistruesi organizon dhe drejton veprimtarinë tekniko – organizative dhe ekonomiko – finaciare të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) dhe Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme( ZVRPP), në përputhje me legjislacionin në Republikën e Shqipërisë. Ai u jep detyra dhe instruksione vartësve gjatë drejtimit të veprimtarisë së ZQRPP-së dhe ZVRPP-ve.

Kryeregjistruesi përfaqëson Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në marrëdhëniet me jashtë, nënshkruan marrëveshje dhe kontrata me Institucione homologe të vendeve të tjera.

Kryeregjistruesi organizon kontrolle për efektivitetin e veprimtarisë së Drejtorive në Zyrën Qendrore dhe Zyrave Vendore dhe merr masa për mënjanimin e shkeljeve dhe mangësive që konstaton.

Ai nxjer urdhëra, udhëzime dhe rregullore për zbatimin e ligjeve dhe të akteve të tjera dhe merr masa për interpretimin dhe zbatimin e përpiktë të tyre, shfuqizon akte të Drejtorive dhe Zyrave Vendore kur ato vijnë në kundërshtim me ligjin, lidh dhe zgjidh kontratat e punës me punonjësit e ZQRPP-se dhe të ZVRPP-ve, duke respektuar dispozitat e Kodit të Punës dhe të Rregullores së Brendshme të ZRPP, si dhe propozon tek Ministri i Drejtësisë për emrimin dhe shkarkimin e Regjistruesve të ZVRPP-ve.

Për çështje të karakterit teknik, ka të drejtë të autorizojë persona të tjerë, të cilët, brenda kompetencave që u jepen, kanë të drejtë të zgjidhin probleme në emër dhe për llogari të tij. Ai raporton për veprimtarinë e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Minstrave.

Kryeregjistruesi miraton materialet e shkruara, të gatshme për publikun, para se ato të publikohen.

Për zgjidhjen e problemeve të veçanta të institucionit, propozon përmirësime apo ndryshime të legjistacionit, në fushën e veprimtarisë së instuticionit që mbulon.


. .