Politikat e Privatësisë

 

I nderuar vizitor,

Ju bëjmë me dije se, me qëllimin për tju ofruar një shërbim sa më të mirë, të shpejtë dhe sipas kërkesave tuaja, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka krijuar disa forma aplikimi, ku disa nga fushat e faqes se internetit të ZQRPP (si psh Linja Jeshile) kërkojnë nga përdoruesi që të plotesojë formën e aplikimit online duke vendosur në këtë mënyrë edhe disa nga të dhënat e tij personale.

Të dhënat do të grumbullohen, perpunohen dhe ruhen nga ZRPP në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

ZRPP thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kerkuar dhe për të vijuar me tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.

Në këtë kuadër, ZRPP dëshiron të verë në vemendje të çdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin e ZQRPP-së, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ne përdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tonë kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesit të personave të paautorizuar dhe zbulimit të paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht duke vënë në funksionim teknologji të reja.

Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë duke deklaruar se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar.

Dëshirojmë të qartësojmë të gjithë subjektet e të dhënave, se informacioni i dhënë prej jush do të përpunohet nga ana jonë sipas qëllimit të përcaktuar, apo pëlqimit të personave që bëjnë aplikime. Këto të dhëna nuk i transmetohen paleve të treta të paautorizuara pa pelqimin e perdoruesit, sipas kuardit te legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në çdo moment, pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në fushat specifike, ketij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë ZRPP-së , të aksesojë keto të dhena si dhe të kërkojë korigjimin e tyre. Ruajtja, trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhenave behet në perputhje me ligjin nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhenave Personale”, dhe akteve nenligjore në zbatim të tij.


. .