DEKLARATA PËR SHTYP E KRYEREGJISTRUESES, BLERINA DORACAJ

DEKLARATA PËR SHTYP E KRYEREGJISTRUESES, BLERINA DORACAJ

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtorëve të Hipotekave në gjithë, vendin ka reaguar Kryeregjistruesja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Palujatshme, Blerina Doracaj.

Deklarata për shtyp e Kryeregjistrueses, Blerina Doracaj, si më poshtë:

“Mirëdita,

Duke qenë në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme prej një jave, por edhe si qytetare që shpesh më është dashur të bashkëveproj, shpreh me keqardhje që situata në këtë institucion është dramatike dhe ka nevojë për përmirësime rrënjësore.

Në të gjitha dëgjesat që Kryeministri ka bërë me komunitetin, në të gjithë Shqipërinë, refreni për shërbim jocilësor e sorrollatje, është Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Për ecurinë e punës dhe situatën e çdo zyre vendore, është hartuar një informacion, i cili i është paraqitur Kryeministrit, pa i fshehur asgjë dhe kam kërkuar që të gjithë drejtuesit e zyrave vendore të futen në garë për të merituar nderin e shërbesës ndaj qytetarëve.

Regjistruesit do të zgjidhen përmes një proçedure të hapur, e cila do të përmbyllet në fund të muajit gusht. Për këtë, do të ngrihet një grup pune për përcaktimin e kritereve të rrepta dhe ngushtësisht teknike për aplikuesit për regjistrues në të gjithë zyrat vendore.

Paralelisht me hapjen e konkursit për regjistruesit, do të nisë dhe një proçes Vetingu për të gjithë punonjësit në Zyrat e Hipotekave, nga i pari tek i fundit. Për çdo rast që do të konstatohet shkelje e ligjit, do të proçedohet me kallëzime penale, dhe për çdo rast shkeljeje të rënda administrative, do të bëhet largimi nga puna i këtyre punonjësve.

Personalisht, jam e angazhuar maksimalisht për të zbatuar me korrektesë të gjitha detyrat që më ngarkon ligji, për të ndëshkuar cilindo, pavarësisht nga pozicioni, mbështetja apo influenca e kujtdo, i cili nuk zbaton ligjin dhe vetëm ligjin.

Dhe ju garantoj që do të jem në lartësinë e detyrës, jo vetëm si profesioniste, por edhe si qytetare, për të kthyer besimin të gjithë atyre, të cilëve ky institucion, i ka hapur plagë dhe ka ndezur konflikte.”

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *