Kryeministri Edi Rama takim me të gjithë Drejtorët e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Kryeministri Edi Rama takim me të gjithë Drejtorët e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar me drejtuesit e Hipotekave në rrethe u kërkoi atyre dorëheqjen nga detyra.

“Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është hapi fillestar i reformës rrënjësore në Hipoteka”, u shpreh kryeministri Rama në këtë takim.

Nisur nga turi i dëgjesave me qytetarët dhe ankesat e tyre ndaj zyrave të regjistrimit të pasurive, Kryeministri, Rama ka qënë kategorik përpara drejtuesve të zyrave të regjistrimit duke e cilësuar punën e tyre skandaloze.

“Hipotekat janë një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit”,-u shpreh kryeministri gjatë fjalës së tij.

“Keni raportuar vetëm 5126 leje legalizimi të patrajtuara. Në të vërtetë janë pesëfish më shumë”,- i tërhoqi vëmendjen kreu i qeverisë drejtorëve të ZRPP-ve.

Kryeministri Rama u kërkoi drejtuesve të Hipotekave dorëheqje të menjëherëshme, duke u larguar në këtë mënyrë më me dinjitet.

“As nuk më intereson fare nga cila rrugë vini, nga partitë apo krushqitë. Kjo histori këtu mbaron. Pranë ZVRPP do të ngrihet një komision etike”, –tha kryeministri.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *