Ministri Vasili njihet me ecurinë e projektit të dixhitalizimit të pasurive të paluatjshme

Ministri Vasili njihet me ecurinë e projektit të dixhitalizimit të pasurive të paluatjshme

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili zhvilloi sot një vizitë pranë strukturës së projektin “Të dixhitalizimit, përmirësimit, përditësimit, të të gjithë të dhënave ligjore dhe hartografike në ZRPP”, pranë Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave, ku u njoh nga afër me ecurinë e punës.

Ministri Vasili e vlerësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm për qytetarët, duke i çliruar ata nga pritjet e gjata, pasaktësitë si dhe perceptimi që humbasin kohë e nuk kryejnë punë në zyrat e hipotekave në vend.

“Është një kënaqësi që ndodhem në këtë ambjent intensiv pune, por që realizohet një problematikë, e cila në radhë të parë e mbi të gjitha çliron qytetarët nga pritjet e tyre të gjata, nga pasaktësitë evetuale e së treti nga perceptimi që humbasin kohë e nuk kryejnë punën e duhur. Është një përgjigje e drejtpërdretë që vjen pas një projekti të menduar mirë dhe të menaxhuar mire, pasi resurset, shpenzimet që duhen janë pikërisht nga të ardhurat që Drejtoria e Hipotekave realizon dhe në fund të fundit arrin një standart të lartë, të ri që ka munguar më parë, pra të dixhitalizimit, kompjuterizimit të të dhënave për të gjithë qytarët, të cilët do të kenë mundësi të marrin të dhënat shumë shpejt në kohë. Saktësia e tyre është e padiskutueshme, pra arrihet një nivel shërbimi ashtu sikurse ata janë mësuar jashtë Shqipërisë dhe ky lloj realiteti evropian të jetë i prekuar nga qytetarët tanë”, tha Ministri Vasili

Z. Vasili tha se është lajm i jashtëzakonshëm që të dhënat për zonën urbane, periurbane, por edhe ato rurale të Tiranës janë hedhur, duke e vlerësuar këtë një shembull të jashtëzakonshëm të një pune të bërë në jo më pak se 4 muaj.

“Është shumë e rëndësishme që më shumë se 60 % e projektit është e realizuar në 4 muaj dhe se ritmi i punës është në një nivel që rrallë shihet në administratën shqiptare, pasi një grup i jashtëzakonshëm të rinjsh punojnë me dy turne në ditë dhe kanë arritur një punë që muaj më parë shihej si e parealizueshme, si një utopi”, theksoi Ministri Vasili

Ministri Vasili theksoi se shtrirja e projektit në të gjithë Shqipërinë është një ngjarje e jashtëzakonshme, ndërsa bëri me dije një nismë të re të Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave, e cila pritet të lehtësojë akoma më shumë qytetarët, por dhe zemërimin kur në disa raste shërbimet u mungojnë.

“Në ditët që vijojnë, do të hapen Zyrat e reja të pritjes së dokumentave të hipotekave në 27 njësitë vendore, ku nuk ka drejtori për t’u bërë të mundur qytetarëve të shpëtojnë nga rropatja e tyre në zyrat e institucioneve tona, pa marrë zgjidhje, duke u vonuar e duke u zemëruar. Ky stimul, kjo lloj fryme, pra duke vënë në qendër të çdo gjëje qytetarin, duke menduar se cdo të na bezdiste ne si qytetarë po të ishim në një zyrë shteti kjo do të na prijë edhe për punë të tjera, por edhe mënyra sesi u zgjidh kjo çështje me ndryshimin e projektligjit që lejonte hipotekën të përdortë të ardhurat që krijonte, ritmi dhe cilësia janë shembull për t’u ndjekur edhe në çështje të tjera që ne kemi, të cilat janë të realizueshme”, nënvizoi z. Vasili.

Në fjalën e tij, kryeregjistruesi z. Ilirjan Muho theksoi se projekti i dixhitalizimit, përmirësimit, përditësimit, të të gjithë të dhënave ligjore dhe hartografike në ZRPP do të përmirësojë në mënyrë të dukshme cilësinë e shërbimeve për ta çuar atë në ato standarde që duam.

“Projekti ka nisur që në muajin shtator dhe ne kemi parashikuar të përfundojë faza e parë e tij në qershor të këtij viti, janë rreth 700 mijë pasuri të cilat do të hidhen nga formati manual në dixhital. Tashmë jemi në mes të këtij projekti, kemi realizuar rreth 60 % të volumit të punës së parashikuar dhe kjo garanton që projekti në fund të muajit qershor të jetë i realizuar, pra në fund të muajit qershor do të kemi të gjithë informacionin që është në zyrat tona për pjesën urbane dhe periurbane të republikës, i cili  do të jetë në format dixhital. Një komponent i rëndësishëm i projektit, sipas tij, është përmirësimi i informacionit hartografik. Gjatë këtij procesi është konstatuar një problematikë e madhe, mbivendosja, zhvendosjet apo spostimet, problem që do të marrë zgjidhje përfundimtare me realizimin e hartës dixhitale që do të jetë e mundur me përfundimin e këtij projekti”, theksoi z. Muho.

Projekti i dixhitalizimit, përmirësimit, përditësimit, të të gjithë të dhenave ligjore dhe hartografike në ZRPP, ka nisur në vitin 2016, me burime të brendshme njerëzore dhe financiare të vet ZRPP.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *