Titujt e pronësisë, Kryeregjistruesi z. Ilirjan Muho ne takimin e thirrur nga Ministri Manjani për rritjen e bashkëpunimit institucional

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ishte sot i pranishëm gjatë një tryeze pune ku është diskutuar mbi bashkëpunimin dhe ndërveprimin institucional në procesin e krijimit, dhënies dhe regjistrimit të titujve të pronësisë.

Gjatë takimit morën pjesë drejtues të institucioneve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë proces, mes të cilëve Kryeregjistruesi, z. Ilirjan Muho, Regjistruesit e 35 Zyrave Vendore të Regjistrimit, Drejtoresha e Përgjithshme e ATP-së, Zj. Sonila Qato, Drejtori i Përgjithshëm i Aluizni-t, z. Artan Lame, Drejtorët Rajonal të Aluizni-t të qarqeve kryesore, Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Zj. Mimoza Sadushaj, etj.

Në fjalën e tij gjatë hapjes së këtij takimi, Ministri Manjani tërhoqi vëmendjen për më shumë bashkëpunim ndërinstitucional, ndërsa theksoi se arroganca, zvarritja dhe mungesa e komunikimit janë të papranueshme.

Sipas Ministrit Manjani, zgjatja e procedurave jashtë afateve të parashikuara nënkupton korrupsion, në një kohë që vuri në dukje se zbatimi i vendimeve gjyqësore është i pa diskutueshëm, duke paralajmëruar shkarkim për cilindo nëpunës që do të kishte guximin për të mos i zbatuar këto vendime.

Gjithashtu Ministri Manjani la edhe disa afate mes të cilave përmendi se maksimumi deri në 1 shtator duhet të jenë evaduar të gjitha praktikat e vjetra.

Më poshtë fjala e plotë e Ministrit Manjani gjatë këtij takimi:

Përditë marr ankesa nga qytetarët dhe nga institucionet dhe këta të fundit ankohen se nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Këtë situatë e kam të papranueshme dhe nuk e kam personale, por e kam nëpërmjet Qeverisë Shqiptare. E papranueshme që institucionet publike të mos bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kjo është e pafalshme! Ne presim që t’i shërbejmë qytetarëve në afat, ndërkohë detyrohemi të harxhojmë kohë dhe energji, për të gjetur gjuhën e përbashkët institucion me institucion. Unë sigurisht që dua t’i përgëzoj të gjithë ata nëpunës dhe juve si drejtues për masat që keni marrë, për të respektuar jo thjesht një urdhër ministri, por në fund fare legjislacionin e shtetit që i shërben qytetarëve. Por ka një muaj e gjysëm apo 2 muaj që vë re që ka një ngecje, duket sikur ka një dehje dhe kthehemi prapë në pikën fillestare.

Nuk më pëlqen sigurisht që të drejtoj gishtin e fajësisë mbi x apo y, por po qe nevoja do ta bëj, nuk diskutohet, siç e kam bërë dhe do vazhdoj të mos më dridhet dora të largoj cilindo nga detyra publike që shkel afatin. Nuk e kuptoj fare që pse ka më shumë se 2 muaj që zgjaten afatet në shërbim. Pse? Se kuptoj fare këtë. S’mund të rrijmë të bëjmë ne ballafaqime intitucion me institucion, jo më erdhi shkresa, jo s’më erdhi shkresa, këtë mos e pranojmë. Me gjithë metodat më të fundit të teknologjisë, nuk vjen shkresa?! Çdo me thënë kjo?! E papranueshgme!

Po jua them miqësisht që, arrogancën, zvarritjen e afateve dhe mungesën e komunikimit nuk e pranoj. Kjo është hera e fundit që paralajmëroj. Çfarëdo që të jetë në juridiksionin tim, me këtë dorë dhe me këtë stilolaps, kaq kam në dorë, atë firmë do ta hedh pa hezitim. Pa as më të voglin hezitim. Arroganca, zvarritja, dhe mungesa e komunikimi, në Republikën e Shqipërisë dhe në shoqërinë shqiptare është e barazvlefshëm me korrupsion dhe këtë s’e pranoj. Dhe unë nuk e di merrni apo s’merrni lekë, se unë nuk i hyj fare kësaj teme, por në qoftë se njëri nga këto elementë vërtetohet tek ju, ky është korrupsion.

Së dyti, respektimi i afateve është kërkesa ime e vazhdueshme. Kërkoj nga ju, në mënyrë të veçantë nga ZVRPP, ATP që fundi i këtij muaji në minimum dhe fillimi i muajit shtator në maksimum, të gjitha praktikat që quani të vështira, që ju i mbani nëpër sirtare prej vitesh dhe nuk i kaloni, duhet të kenë marrë fund. Kushdo që është përgjegjës, është i shkarkuar. Nuk dua të dëgjoj më historira nga viti 2013, nga viti 2014, vendime gjyqësore që nuk zbatohen. Kush jeni ju që nuk zbatoni vendimet e gjykatave?! Me ç’të drejtë?! Kush guxon të dal mbi vendimin e gjykatës?! Shërbimi përmbarimor ka gjithë mbështetjen time që t’iu çoj për ndjekje penale. Vendimi i gjykatës është ligj, e padiskutueshme! Si është e mundur të vijnë njerëzit në Ministrinë e Drejtësisë me vendime gjykatash në dorë që nuk u zbatokan. Kush jeni ju që nuk zbatoni vendimet e gjykatës?! Nuk është detyra jonë të gjykojmë është i drejtë apo i padrejtë vendimi i gjykatës.

Shqetësimi që vjen nga Agjencia e Trajtimit të Pronës është vonesa në konfirmimin e statusit legal të pronave. Shqetësimi vjen nga pronarët, që për fat të keq akoma enden dyerve dhe zyrave të shtetit si shtresa në nevojë. Konfirmim është, ose e jep, ose nuk e jep. Nëse e ke jepe, nëse nuk e ke mos e jep. Ç’do me thënë kjo? Ashtu siç i kërkoj me forcë, siç i kam kërkuar ATP që të fillojë me përparësi kthimin fizik. Aty ku prona është e lirë, dokumentat janë të qarta, ktheni pronën. Kam verifikuar vetë një rast pronar i konfirmuar edhe nga ish AKKP, edhe nga ATP-ja sotme, edhe nga vendimi i gjykatës, që prej 2 vjetësh ka aplikuar në ZRPP, nuk merr përgjigje. Çfarë është kjo? Prona e lirë jepet menjëherë. Duhet ta zgjidhim këtë gjë. Ligjin e kemi, bazën ligjore nga më të mirat, edhe të konfirmuar tashmë. Ju lutem shumë, bashkëpunimin e dua super perfekt ndaj ATP-së. Është prioritet kombëtar! Nuk ka zhvillim ekonomik po nuk u zgjidh prona. Pronarët e njohur nga shteti shqiptar duhet të marrin pronat. Kjo është detyrë shtetërore, pa këtë nuk ka zhvillim.

Në lidhje me bashkëpunimin me ALUIZNIn, unë jam në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e ALUIZNI-t dhe e falenderoj që është sot prezent me ne dhe përveç sesa më informon z. Muho edhe z. Lame konstatoj një ngërç. Na duhet të bëjmë një hartë të vetme, unike, dixhitale, që të japi informacion për pronën. Është detyrë shumë më e rëndësishme sesa certifikatat dhe letrat që merrni dhe jepni ditë për ditë. Dhe praktika është që ALUIZNI e verifikon në terren, e vektorizon, e sjell në ZRPP dhe ZRPP- ja duhet thjesht të krahasojë këtë informacion që merr nga terreni, me hartën që ka dhe t’i përputhë. Nuk është detyrë e thjeshtë, por duhet bërë. Unë kërkoj në mënyrë të menjëhershme, të korrektohen të gjitha difektet e vëna re deri më sot, në komunikimin e ALUIZNI-t me ZRPP.  Qëllimi i kësaj qeverie është që ALUIZNI-t një orë e më përpara t’i mbylli mandatin, jo t’ia zgjasë mandatin.

Ka një projekt tjetër që gjithashtu është i rëndësishëm. Me qënë se po shkojmë drejt futjes online, drejt dixhitalizimit, drejt informacionit kompjuterik, kjo e bën shumë të mundshme shërbimin online. Një pjesë mund të jetë me ADISË-n që sigurisht do të ketë një të ardhme sipas këtij projekti që ADISA e di mirë sesi funksionon, jo detyrimisht në mjediset e ZRPP-së, por kudo qoftë. Pjesa tjetër që për mua do të jetë pjesamë e rëndësishme, duhet të jetë shërbimi me noterët. Dhe në këtë rast duhet të bëj edhe një thirrje për noterët, projektet që i nisim, nuk i nisim për t’i kundërshtuar, as për ti lënë në mes. Gjurma e gishtit që duhet të vendosë qytetari kur vjen tek noteri është detyrim, përndryshe barra e provës për noterin do të jetë shumë e rëndë. Noteri në këtë rast i bie që të jetë palë në shkeljen e ligjit. Aty ku kemi filluar të vendosim pajisjen lexuese për shenjën e gishtit, do të funksionojë vetëm me shenjën e gishtit.  Kjo rrit sigurinë juridike.

Kur noteri aplikon online, detyrimi për përgjigje është ligjore. Është njësoj si ai që ka ardhur tek sporteli për aplikim dhe ju ia shtyni afatin. Në këtë pikë kërkoj vëmendjen tuaj dhe të dhënat janë shqetësuese. E kuptoj që ka subjektivitet edhe në ankesë, të jeni të bindur që e kam zhveshur të gjithë informacionin nga gjykimi subjektiv, por unë këtë e konsideroj si projekt shumë të rëndësishëm dhe si terapi antikorrupsion. Qëllimi ka qenë dhe mbetet që qytetari të ketë sa më pak kontakt me zyrën e regjistrimit. Edhe nga zyra e ALUIZNI-t mund të aplikohet për të marrë një informacion, edhe nga ATP mund të aplikohet për të marrë një informacion, ashtu siç projekti për dixhitalizimin e hartës së pronave do japi një efekt tjetër që edhe ZRPP do ketë akses. Nga shkëmbimi i informacionit fitojmë kohë, shërbejmë shpejt dhe nuk kemi nevojë të humbim më energji për këto diskutime. Por vë re se ka elementë sabotimi për disa nga këto pika.

Ju lutem shumë t’i mbani në konsideratë këto gjetje. Ju kërkoj ndjesë ndoshta për tonin, por më besoni, dita ime e punës fillon nga hyrja ku hytë ju, çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, me pritje dhe ankesa ndaj këtij lloj shërbimi, ndaj kësaj mungese bashkëpunimi dhe në fund të ditës njërëzit kërkojnë informacion dhe transaksione ligjore me të drejtën e tyre. Kjo është e vërteta. Dhe e kam të pamundur, më besoni këtë, e kam të pamundur të besoj të kundërtën e atyre që thonë ata, sepse perceptimi për korrupsion në këtë natyrë shërbimi dhe kur ka të bëjë me pronat, është i lartë, është më i larti. Ashtu siç unë e di shumë mirë dhe bashkohem me shqetësimin që ndoshta shërbimi gjyqësor ndoshta nuk është aty ku duhet, sigurisht që ka vendime gjykatash, siç është Vlora, e kam thënë publikisht këtë gjë dhe i qëndroj fortë, siç është Shkodra, ku u kapën në flagrancë vërtetime pronësie pa AMTP. Të gjitha këto janë procese të ndodhura në vite, do merremi dhe me këto sigurisht. Dhe përveç pjesës penale, përveç pjesës ndëshkimore, na takon ne të gjejmë zgjidhjen. Qytetari do zgjidhjen. Nuk i intereson fare se çfarë bëjmë ne dhe se çfarë themi. Dhe zgjidhjen nuk e jap unë si Ministër i Drejtësisë, se po të ishte kështu, shkoni në shtëpi që të gjithë dhe po merrem unë me këtë punën tuaj. Zgjidhjen e jep dhe duhet dhënë  tek zyra, aty tek sporteli, tek aplikimi dhe këtu ka nevojë për bashkëpunim.

Bashkëpunimi me institucionet e tjera është detyrim ligjor. Mos të dëgjoj më historira të tilla që çuam letrën por nuk morrëm përgjigje, kërkuam informacion s’po marrim përgjigje. Kur ju bien në qafë me të padrejtë keni mbrojtjen time, por ama ju lutem shumë më krijoni mundësinë që t’iu mbroj. Dhe e vetmja mënyrë është që të shërbejmë me këto rregulla që ju thashë.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *