ZRPP PRET APLIKIME PER PROCESIN E PERDITESIMIT TE HARTES DIXHITALE

ZRPP PRET APLIKIME PER PROCESIN E PERDITESIMIT TE HARTES DIXHITALE

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i bëri apel të gjithë të interesuarve që të aplikojnë për tu punësuar pranë ZRPP pasi ka nisur procesi i dixhitalizimit të hartave. Manjani tha se kemi nevojë për profesionistë dhe për këtë ka zgjidhur dyert e universitetit për të kërkuar të rinj të specializuar dhe të aftë.

Manjani: Realisht erdhi momenti që ne ta shprehim këtë nevojë, kemi nevojë për inxhinerë, gjeodet, topograf, ekspert kompjuteri kemi nevojë edhe për juristë. Kemi nevojë për burime njerëzorë të mirëtrajnuara. Kemi filluar një proces të vështirë është një process që kërkon profesionistë, është procesi i perditesimit të hartës dixhitale unike në ZRPP. Pra duam të bëjmë një hartë që të mbulojë territorin e Shqipërisë.

Deri në datën 10 qershor mirëpresim aplikimet tuaja.

Unë nuk jam nga ata zyrtarë politik që preferoj të trokas në dyert e partive politike për të mbushur vende pune, por kam ardhur në universitet sepse duam burime njerëzor të mençuar për ta shkëputur njerë e mirë këtë pjesë të shërbimit publik nga politika.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *