TAKIM INFORMUES: Veprimtaria e Bashkisë dhe ZRPP në zbatim të VKM nr. 994 dt.19.12.2015

IMAG1676

TAKIM INFORMUES: Veprimtaria e Bashkisë dhe ZRPP në zbatim të VKM nr. 994 dt.19.12.2015

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave,  Z.Ilirjan Muho mori sot pjesë në takimin informues të  zhvilluar në Hotel Tirana ,me temë  Veprimtaria e Bashkisë dhe ZRPP në zbatim të VKM nr. 994 dt.19.12.2015 . Ky takim kishte si qëllim përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, nëpërmjet njësive të Qeverisjes Vendore dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe të procedurave që zbatohen për efekt të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi si dhe lëshimit të certifikates së pronësisë bazuar në këto akte.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të grupeve të punës të ngritura nga bashkitë në zbatim të VKM nr.994 , nga 3 perfaqësues për cdo bashki: përfaqësues I Drejtorisë Juridike , përfaqësues I Drejtorise së Bujqësisë, përfaqësues I Drejtorisë së Urbanistikës. Gjithashtu morën pjesë drejtues të ZVRPP-ve , përfaqësues të MBZHRAU , përfaqësues të Agjensisë për Zbatimin e Reformës Territoriale. Takimi nisi me fjalën e Drejtorit të Përgjithshëm të AZRT-se  Z.Artan Shkëmbi ,për tu pasuar nga Z.Ilirjan Muho e më pas Znj.Merita Qato , Drejtore Juridike në ZRPP si dhe Znj.Majlinda Bozdo Këshilltare e Ministrit te Bujqësise.

Në fjalën e tij, Z.Muho  vuri theksin në bashkëpunimin në favor te fermerëve midis zyrave vendore dhe zyrave të regjistrimit.  Bashkia/ Njesia e Qeverisjes Vendore pas përpilimit të dokumentacionit në përputhje me përcaktimet e VKM nr.994 , përcjellin zyrtarisht për regjistrim në ZVRPP aktin e marrjes së tokës në pronesi (AMTP) dhe dokumentacionin shoqërues. Kërkesa për regjistrimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi dhe për lëshimin e certifikatës mund të paraqitet pranë ZVRPP nga subjekti ose nga Bashkia/Njesia e Qeverisjes Vendore, sëbashku me AMTP dhe dokumentacionin shoqërues. Nëse kërkesa përcillet nga Bashkia/Njesia e Qeverisjes Vendore nga ana e këtij organi njoftohet edhe subjekti përkates në emër të të cilit ka dal akti I marrjes së tokës në pronësi (AMTP) për tu paraqitur në ZVRPP për të aplikuar dhe tërhequr certifikatën e pronësisë.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *