Kryeregjistruesi Pjetri me studentët dhe pedagogët e UET: Çertifikata pronësie për 31 mijë leje legalizimesh. | ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Kryeregjistruesi Pjetri me studentët dhe pedagogët e UET: Çertifikata pronësie për 31 mijë leje legalizimesh.

Kryeregjistruesi Pjetri me studentët dhe pedagogët e UET: Çertifikata pronësie për 31 mijë leje legalizimesh.

Kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valdrin Pjetri tha dje se deri më 30 qershor do të përfundojë dhënia e certifikatës së pronësisë për 31 mijë lejet e legalizimeve të mbartura ndër vite në këto zyra.

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, Pjetri tha se situata ka filluar të çbllokohet pas një organizimi të punës me afate në secilën nga 35 zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

“Nga analiza që kemi bërë deri në fund të vitit 2018, nga viti 2014 kemi në zyrat tona 31 mijë leje legalizimesh të përcjella nga ALUIZNI. Ne kemi përcaktuar një plan pune, me raportime dhe analiza mujore, për t’i dhënë fund kësaj situate. Sipas këtij plani, të gjitha lejet e mbartura të legalizimeve do të të përfundojnë deri në fund të muajit qershor, duke i dhënë fund kësaj situate që është akumuluar prej disa vitesh”, tha Pjetri.

I pyetur nga studentët se cilat janë shërbimet që ofrohen përmes sportelit ekspres, kryeregjistruesi tha se përveç 9 shërbimeve bazë, pritet të shtohen dhe tre shërbime të tjera. “Fast track, ose sporteli ekspres, është shërbimi i shpejtë që jepet brenda 24 orëve për 9 shërbimet më të kërkuara nga qytetarët dhe bizneset, shërbime që para 1 nëntorit ofroheshin nga 4-8 ditë, ndërsa sot këto shërbime ofrohen nga 6-24 orëve. Zvarritja dhe vonesat në dhënien e shërbimeve krijonin hapësira për korrupsion. Deri më 31 mars 2019, ky shërbim i shpejtë do të jepet dhe në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndërsa pas 31 marsit, ne do të shtojmë 2-3 shërbime të tjera në Fast Track”, u shpreh Pjetri.

Për zyrën e hipotekës, dixhitalizimi i arkivës do të jetë sfida e këtij viti, që pritet të përfundojë brenda 12 muajve të ardhshëm. “Janë 47 milionë fletë në 35 zyrat tona të hipotekës. Sot puna me arkiven është një humbje shumë e madhe kohe.  Dixhitalizimi do jete gati për 12 muaj”, u shpreh kreu i Hipotekës.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *