Kryeregjistruesi Pjetri: Trajtim brenda ditës për çdo kërkesë të banorëve të Unazës së re

Kryeregjistruesi Pjetri: Trajtim brenda ditës për çdo kërkesë të banorëve të Unazës së re

Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si pjesë e rëndësishme e institucioneve shtetërore të angazhuara për zbatimin e projektit të Unazës së re, ka marrë të gjitha masat për plotësimin e detyrimeve të saj ligjore dhe funksionale.

Në Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tiranë është ngritur një grup pune me urdhër të brendshëm të dedikuar për trajtimin e praktikave dhe kërkesave për projektin e Unazës së Re. Grupi përbëhet nga 11 juristë dhe hartografë me eksperiencë te gjate pune prane zyres tone dhe që e njohin mirë zonen nga ana hartografike.

Gjatë kësaj periudhe ZVRPP Tiranë është treguar shumë e gatshme, duke iu përgjigjur në kohë të shkurtër të gjitha korrespondencave zyrtare të ARSH-së dhe ALUIZNI-t për informacion zyrtar lidhur me pronësinë e zonave ku kalon gjurma e projektit të Unazës së Re.

Nga verifikimi i gjurmës së projektit është konstatuar se preken 4 Zona Kadastrale:

•    Dy janë zona rurale,  Zona Kadastrale 3866 (Yzberish) dhe Zona Kadastrale 2679 (Mëzez)

dhe

•    Dy janë zona qyteti, Zona Kadastrale 8210, që shtrihet nga sheshi Shqiponja deri tek lumi Lana dhe Zona Kadastrale 8310

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë është pjesë e grupit të përbashkët të punes ka identifikuar rreth 424 pasuri që prek projekti. Ato janë verifikuar dhe është nxjerrë informacionin i nevojshëm për çdo pasuri si:

–    Llojin e pasurisë (Arë, Truall, Trotuar etj.)

–    Sipërfaqen

–    Pronësinë

–    Bllokime të pasurive (si kontratat e hipotekimit apo kontratat e sipërmarrjeve)

Këto informacione u janë dërguar institucioneve të përfshira në proces.

Në të njëjtën kohë janë trajtuar me përparësi të gjitha kërkesat e banorëve të zonës, të cilët kanë kërkuar shërbime të ndryshme nga ZVRPP Tiranë, si kopje kartele, korigjime të ndryshme etj.

Në Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tiranë aktualisht po trajtohen 11 leje legalizimi, të ardhura nga ALUIZNI, të cilat do të pajisen me kartele pasurie brenda dites së sotme.

Çdo banor i zonës së Unazës së Re, që ka nevojë për shërbime nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane, mund të paraqitet në çdo moment në zyrën tonë.

Tashmë ne kemi hapur nje sportel të dedikuar vetëm për banorët e Unazës së re, të cilet do të marrin shërbim brenda ditës.

Grupi i Punes i ngritur ne Zyren Vendore te  Regjistrimit te Pasurive te Pluasjtshme Tirane do të punoje edhe me orare të zgjatura me qëllimin ofrimin e shërbimit për banorët e Unazës së re, të cilët preken nga projekti.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *