ZRPP dhe Posta Shqiptare marrëveshje bashkëpunimi, me përfitim për qytetarët.

ZRPP dhe Posta Shqiptare marrëveshje bashkëpunimi, me përfitim për qytetarët.

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri dhe drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj nënshkruan sot një marrëveshje që i jep mundësi qytetarëve shqiptarë që të paguajnë pranë filialeve të postës tarifat e shërbimeve.

“Objekt i marrëveshjes është kryerja e shërbimit financiar edhe në Filialet e Postës Shqiptare krahas institucioneve bankare për llogari të ZVRPP-ve kundrejt tarifave në fuqi. Kontrata përcakton kushtet për arkëtimin nga klientët të faturave të lëshuara nga Zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për llogari të këtyre të fundit”, thuhet në nenin 2 të marrëveshjes.

“ZRPP sot nënshkruajnë marrëveshje me Postën Shqiptare, e cila do të sjellë një shërbim të shtuar për qytetarët të cilët duan të marrin shërbimin e tyre pranë zyrave të tona të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të paguajnë shërbimet e tyre edhe pranë filialeve të postës shqiptare. Ky është një bashkëpunim i frytshëm mes dy institucioneve tona që do të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve”, u shpreh kryeregjistruesi Pjetri pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Falenderojmë ZRPP për besimin që ky institucion shpreh ndaj shërbimeve që ofron Posta Shqiptare. Ky është hapi i parë që Posta Shqiptare hedh bashkë me hipotekën ku në të ardhmen ky bashkëpunim do të përfshijë dhe shumë elementë të tjerë. Qëllimi ynë është përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Krahas shërbimeve të tjkera që qytertarët gjejnë aktualisht pranë Postës Shqiptare, do të kenë mundësi të paguajnë dhe tarifat për hipotekën. Është bërë një hap i madh drejt lehtësimit të procedurave”, u shpreh drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *