Kryeregjistruesi Pjetri mbledh drejtuesit vendore: Largim të punonjësve që abuzuan me afatet e praktikave

Kryeregjistruesi Pjetri mbledh drejtuesit vendore: Largim të punonjësve që abuzuan me afatet e praktikave

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri mblodhi më datë 04.09.2018, të gjithë drejtuesit e ZVRPP-ve ku u diskutuan prioritetet kryesore të punës së zyrës qendrore.

Në qendër të vëmendjes së punës së Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për Kryeregjistruesin mbetet shërbimi ndaj qytetarëve.

“Verifikoni çdo ankesë të platformës së bashkëqeverisjes dhe evidentoni çdo punonjës që ka neglizhuar në dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve dhe largimin e atyre që kanë abuzur me afatet e dhënies së këtij shërbimi”, u ka kërkuar kryeregjistruesi drejtuesve vendorë të zyrave të regjistrimit.

Sipas tij, çdo praktikë që vjen nga qytetarët duhet të trajtohet brenda afatit dhe nuk duhet të ketë më vonesa.

Kryeregjistruesi, bazuar dhe në urdhërin e lëshuar nga ai vetë, me nr. 1276, datё 31.08.2018, kërkoi trajtimin e praktikave tё prapambetura deri mё datё 31.09.2018.

Gjithashtu, për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, Kryeregjistruesi Pjetri kërkoi zbatimin rigoroz të urdhërit të lëshuar prej tij me nr. 937, datё 12.06.2018 që përcakton nxjerrjen e një akt verifikimi për një dosje.

“Akt-Verfifikimi pёr njё dosje tё ketё vetёm njё. Ka raste kur punonjёsit bёjnё Ping-Pong me qytetarёt duke i kёrkuar plotёsimin e dosjes me disa Akt-Verifikime. Tё studiohet mirё dosja dhe tё dalë vetёm njё Akt-Verifikimi. Ju kërkoj zbatimin e urdhërit të nxjerrë nga Kryeregjistruesi me nr. 937, datё 12.06.2018 për këtë çështje”, u shpreh zoti Pjetri.

Kryeregjistruesi Pjetri u kërkoi drejtuesve vendore të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që të mbajnë zyrën hapur për qytetarët, madje dhe të kontrollojnë vazhdimisht funksionimin e sporteleve të tyre dhe të sqarojnë qytetarët sa herë krijohen radha në to.

 

 

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *