Kryeregjistruesi Pjetri: Më shumë sportele në hipoteka në shërbim të bashkëatdhetarëve që vijnë me pushime

Kryeregjistruesi Pjetri: Më shumë sportele në hipoteka në shërbim të bashkëatdhetarëve që vijnë me pushime

Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valdrin Pjetri, tha nga Vlora ka gati planin e masave për t’i ardhur në ndihmë në një kohë rekord bashkëatdhetarëve që kthehen në Shqipëri gjatë sezonit veror dhe kërkojnë shërbime pranë këtyre zyrave.

Sipas kryeregjistruesit, do të ketë sportele të shtuara në zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme por dhe orar më të zgjatur të shërbimit.

“Janë orientuar të gjithë drejtorët tanë për marrjen e masave dhe kryerjen sa më shpejt të aplikimeve që vijnë nga qytetarët, kryesisht të emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime”, tha Kryeregjistruesi.

Ai u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë korrupsionin dhe çdo formë abuzimi brenda zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

“I lutem qytetarëve që t’i drejtohen portalit ‘Shqipëria që duam’ për çdo ankesë dhe problematikë që hasin në sportelet tona dhe ne menjëherë do të jemi aty për t’i dhënë zgjidhje qytetarëve, dhe për të marrë masat tona për punonjësin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme i cili krijon pengesën”, tha Kryeregjistruesi Pjetri.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *