Kryeregjistruesi Pjetri në takimin rajonal në Sarajevë për bashkëpunimin Noteri-ZRPP

Kryeregjistruesi Pjetri në takimin rajonal në Sarajevë për bashkëpunimin Noteri-ZRPP

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri po merr pjesë në takimin rajonal që po zhvillohet në Sarajevë me temë “Lidhja elektronike e Noterëve dhe Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme”.

Kjo platformë synon rritjen e ndërveprimeve mes noterëve dhe zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Për të lehtësuar shërbimin që qytetari kërkon të marrë nga ZRPP ka tashmë një Udhëzim të përbashkët me Dhomën Kombëtare të Noterëve, përmes të cilit qytetari merr shërbim të plotë nga noteri.

Kryeregjistruesi Pjetri, nisur nga ecuria e zbatimit të këtij Udhëzimi, garantoi bashkëpunimin mes ZVRPP dhe Platformës. Sipas tij, ky bashkëpunim, ka rritur cilësinë e shërbimit dhe ka shmangur rradhët dhe pritjet e qytetarëve para sporteleve.

Përmes Udhëzimit të përbashkët, noterëve u jepet e drejta të kryejnë transaksione online, ku 27 shërbime do të realizohen nëpërmjet zyrave noteriale.

Aplikimi që është bërë deri më sot dhe vazhdon dhe bëhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mund të kryhet te zyra e noterit dhe të çohet online në zyrën e regjistrimit. Këtë e garanton kjo Platformë.

Menjëherë, personi përgjegjës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme verifikon dokumentacionin dhe kthen përgjigje online te zyra e noterit.

“Kjo është një mundësi, një lehtësim që u japim qytetarëve të Shqipërisë, për ta marrë këtë shërbim te zyra e noterit, pa qenë nevoja që ata të mbajnë radhën në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë. Çdo veprim me pronat e paluajtshme, qoftë shitje, dhurim, vërtetim prone etj., tashmë bëhet te zyra e noterit”, është shprehur kryeregjistruesi Pjetri.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *