Turi i llogaridhënies në Gjirokastër, Gjonaj: Regjitrim fillestar në fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat

Turi i llogaridhënies në Gjirokastër, Gjonaj: Regjitrim fillestar në fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat

Gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam” në Njësinë Administrative Cepo, ministrja Gjonaj ka deklaruar se javën e ardhshme do të nisë regjistrimi fillestar i tokës në fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat duke bërë kështu të mundur që ata të përfitojnë dëmshpërblimet si rrjedhim i ndërtimit të rrugës Kardhiq–Delvinë që do të kalojë nga pronat e tyre.

“Për fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat, të cilat nuk kanë regjistrim fillestar, ose ashtu siç shpesh herë e kemi dëgjuar në zhargonin e përditshëm, nuk ndodhen në hartë, ne do ta marrim përsipër për ta filluar regjistrimin sa më shpejt dhe për ta përfunduar të paktën brenda një viti, me qëllim që edhe kur të fillojnë shpronësimet për efekt të rrugës Kardhiq – Delvinë ato toka të jenë njëherë e mirë të zgjidhura për sa i përket titullit të pronësisë”, është shprehur ministrja Gjonaj.

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri ka shprehur gadishmërinë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të përfunduar këtë proces në një kohë sa më të shpejtë i cili do të zgjidhë problematikat e pronësisë në disa fshatra të Gjirokastrës.

    

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *