Kryeregjistruesi: Hipoteka e Tiranës katërfishon certifikimin e lejeve të legalizimit

Kryeregjistruesi: Hipoteka e Tiranës katërfishon certifikimin e lejeve të legalizimit

Hipoteka e Tiranës ka katërfishuar numrin e certifikatave të pronësisë për objektet e legalizara.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Kamëz, në kuadër të turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, kryeregjistruesi Valdrin Pjetri tha se procesi i dhënies së titujve të pronësisë për objektet e legalizuara po ecën me ritme të shpejta.

“Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, prej katër muajsh, nga 400 certifikata në muaj, tani përgatit 1600 certifikata në muaj vetëm nga lejet e legalizimit”, u shpreh kryeregjistruesi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.al për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike që lidhet me zyrat e shërbimeve.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *