Llogaridhënia para qytetarëve, kryeregjistruesi në njësinë Nr. 5 në Tiranë.

Llogaridhënia para qytetarëve, kryeregjistruesi në njësinë Nr. 5 në Tiranë.

Llogaridhënia para qytetarëve, kryeregjistruesi në njësinë Nr. 5 në Tiranë.

Turi i llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” vijoi në njësinë administrative Nr. 5 në Tiranë, ku kryeregjistruesi Valdrin Pjetri iu përgjigj interesimit të qytetarëve në lidhje me procedurat që ndiqen për regjistrimin e pronës në zyrat e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme.

“Fokus i punës tonë ka qenë dhe mbetet respektimi i afateve kohore për çdo aplikim të qytetarëve në zyrat tona dhe shmangia e çdo zvarritjeje dhe vonese” është shprehur kryeregjistruesi Pjetri në takimin e zhvilluar më 13 qershor në njësinë administrative Nr. 5 në Tiranë.

Kryeregjistruesi shfrytëzoi rastin që t’i kërkojë qytetarëve që të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes.

“Do t’ju lutesha që për çdo problematikë që ndeshni në zyrat tona, drejtojuni menjëherë platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al dhe brenda 10 ditëve ju do të merrni përgjigje përfundimtare për këtë problematikë. Ekipet tona do të analizojnë rastin konkret dhe nëse do të konstatojmë se nga ana e punonjësve tanë ka pasur shkelje të afatave, vendime të padrejta dhe zvarritje, ndaj tyre do të merren masa administrative dhe penale, ndërsa ju do të keni zgjidhur njëherë e mirë problemin tuaj”, është shprehur kryeregjistruesi Valdrin Pjetri.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *