Deprecated: Methods with the same name as their class will not be constructors in a future version of PHP; Category_Post_List_widget has a deprecated constructor in /home/zrpp/public_html/new/wp-content/plugins/category-post-list-widget/category-post-list-widget.php on line 75

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /home/zrpp/public_html/new/wp-content/plugins/category-post-list-widget/category-post-list-widget.php on line 695
Turi i llogaridhënies publike në Kukës, Kryeregjistruesi: ZRPP ka në fokus shërbimin ndaj qytetarëve. | ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Turi i llogaridhënies publike në Kukës, Kryeregjistruesi: ZRPP ka në fokus shërbimin ndaj qytetarëve.

Turi i llogaridhënies publike në Kukës, Kryeregjistruesi: ZRPP ka në fokus shërbimin ndaj qytetarëve.

Turi i llogaridhënies publike në Kukës, Kryeregjistruesi: ZRPP ka në fokus shërbimin ndaj qytetarëve

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri gjatë takimit me banorë të fshatit Bicaj të bashkisë Kukës, në kuadër të turit llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” kërkoi angazhim të të gjithë punonjësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për t’i dhënë përgjigje në kohë çdo procedure, ankese apo problematike të qytetarëve.

“Zyrat tona kanë në fokus shërbimin ndaj qytetarëve dhe janë qytetarët matësi dhe vlerësuesi më i mirë i punës sonë, të cilën duhet ta përmbushim sipas kuadrit ligjor dhe brenda afateve të përcaktuara në ligj”, u shpreh kryeregjistruesi.

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme në Kukës është një zyrë model, pasi ka zero praktika jashtë afatit, duke përmbushur me përgjegjshmëri përcaktimet ligjore. Kjo u evidentua edhe nga vlerësimet e qytetarëve të cilët folën për përkushtim të stafit në këtë zyrë dhe pse me numër të kufizuar.

Kryeregjistruesi Pjetri i kërkoi qytetarëve që të jenë bashkëpunues përmes platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, pasi përmes saj jo vetëm i jepet zgjidhje një problematike të krijuar mes qytetarit dhe zyrave të shërbimit, por bëhet dhe një vlerësim më objektiv i punës së gjithësecilit që ka marrë përsipër t’i shërbejë qytetarëve.

“Ne kemi qenë të shpejtë në ndërhyrjen tonë pas çdo problematike të raportuar në platformën e bashkëqeverisjes, duke dërguar ekipin tonë të zyrave qendrore në çdo zyrë lokale për të analizuar problematikën e krijuar dhe për të nxjerrë përgjegjësitë konkrete për problematikën e krijuar mes ZRPP dhe qytetarit”, u shpreh kryeregjistruesi Pjetri.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *