Kryeregjistruesi Pjetri: Zgjidhje të problematikave me pronat në bashkinë Himarë

Kryeregjistruesi Pjetri: Zgjidhje të problematikave me pronat në bashkinë Himarë

 

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri mori pjesë në turin e llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” në bashkinë e Himarës të organizuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

 

Gjatë këtij, takimi banorët e Himarës ngritën probleme që kishin të bënin kryesisht me pronat, një pjesë e të cilave janë të trashëguara ndër vite.

 

Në zonën e Himarës mungon regjistrimi fillestar i pronave, ndërsa qeveria po ndërhyn me disa masa lehtësuese për zgjidhjen e problematikave.

 

Kryeregjistruesi Pjetri u shpjegoi banorëve të pranishëm në këtë takim se qeveria do të ndryshojë VKM 608, duke përjashtuar nga taksa mbi truallin të gjitha shtëpitë e ndërtuara para vitit 1991.

 

Një problematikë e ngritur nga banorët ishte dhe regjistrimi dhe marrja e pronësisë për shtëpitë e vjetra.

 

Drejtuesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme tha se për shtëpitë e vjetra të fshatit Dhërmi, pas kontrollit të cilësisë së produktit të përmirësim/përditësimit nga zyrat qendrore do të fillojë certifikimi i këtyre shtëpive.

 

Gjatë këtij takimi, Kryeregjistruesi ftoi dhe njëherë qytetarët që për çdo ankesë me shërbimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al dhe menjëherë përfaqësues të zyrave qendrore do të shkojnë në çdo zyrë vendore ku ka ankesë për të bërë verifikimin e rastit në fjalë.

 

Ai theksoi se çdo zyrë e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është nën monitorimin dhe gjykimin e qytetarëve, të cilët vlerësojnë cilësinë e shërbimit, por dhe denoncojnë rastet e zvarritjeve dhe ato korruptive.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *