Në qarkun e Shkodrës gjatë turit llogaridhënës “Puna për Shqipërinë që duam”

Në qarkun e Shkodrës gjatë turit llogaridhënës “Puna për Shqipërinë që duam”

Turi i llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam” vijoi në qarkun e Shkodrës, në njësitë administrative Postribë dhe Malësi e Madhe.

 

Bashkë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bashkëbiseduam me qytetarët për hallet dhe shqetësimet e tyre, dhamë llogari për ato çka kemi bërë në këto 6 muaj të mandatit të dytë qeverisës, por edhe për ato që do të bëjmë, për të përmirësuar jetën e banorëve të këtyre zonave.

 

Kryeregjistruesi, Z. Valdrin Pjetri, iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve sa i takon shërbimeve në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

 

Në të gjitha takimet qytetarët u ftuan që t’i drejtohen portalit të bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al për një qeverisje sa më transparente, ku do të marrin përgjigje brenda një afati 10 ditor të gjitha problematikat dhe shqetësimet që ata do të kenë për shërbimet që duan të marrin nga zyrat e institucioneve shtetërore.

 

Çështjet e pronave, bujqësisë, shërbimet e administratës publike në tërësi, problemet e infrastrukturës, e të tjera si këto ishin në qendër të diskutimit me qytetarët.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *