Llogaridhënia para qytetarëve, ministrja Gjonaj shkarkon drejtorin e ZVRPP Berat

Llogaridhënia para qytetarëve, ministrja Gjonaj shkarkon drejtorin e ZVRPP Berat

Turi “PUNA PËR SHQIPËRINË QË DUAM” për ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e saj të varësisë nisi nga Qarku i Beratit. Ministrat dhe drejtuesit qendrorë dhe lokalë do të japin llogari përpara qytetarëve për punën e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bashkë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, njëkohësisht drejtues politik i qarkut Berat, Blendi Klosi u takuan me banorë të njësive administrative Otllak dhe Velabisht ku bashkëbiseduan për reformat e thella shtetformuese që janë ndërmarrë dhe rezultatet që ato kanë nisur të japin. Ata u ndalëm në prioritetet e punës së qeverisë dhe projektet e zhvillimit që tashmë kanë nisur të realizohen në qarkun e Beratit.

Gjatë këtyre takimeve banorët kanë shprehur vlerësimin për punën e Zyrës Vendore të Regjitrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat, por nuk kanë munguar dhe ankesat e pakënaqësitë.

Ata kanë bërë veçanërisht akuza të drejtpërdrejta për drejtuesin e saj, Robert Poçi për praktikat e prapambetura dhe trajtimin e tyre jashtë afateve ligjore.

Ministrja Gjonaj ka kërkuar shkarkimin e Robert Poçit nga drejtimi i ZVRPP Berat, ndërsa inkurajoi qytetarët që të denoncojnë në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al çdo problematikë dhe parregullsi që ata vërejnë në sportelet e shërbimeve të institucioneve publike.

“Inkurajoj secilin nga ju që t’i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al për të gjitha problemet që hasni me institucionet shtetërore, sepse në këtë mënyrë ato mund të marrin zgjidhje në një afat të shkurtër kohor dhe nga ana tjetër denonconi çdo rast korrupsioni që ndeshni në sportelet e shërbimit të institucioneve”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Kryeregjistruesi Elion Semanaj pasi dëgjoi vërejtjet e banorëve për vonesat e konstatuara në zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Berat, tha se do të nisë një hetim administrativ për të nxjerrë të gjithë përgjegjësit e vonesave dhe zvarritjeve të kërkesave të qytetarëve.

“Jemi të gjithë përpara gjykimit të punës sonë nga qytetarët. Kjo fushatë llogaridhënie ka si qëllim kontrollin e punës sonw për të  vendosur zyrat e shtetit në shërbim të qytetarëve në zbatim të rreptë të përcaktimeve ligjore. Çdo tejkalim i afateve të kthimit të përgjigjeve për qytetarët tregon se kemi të bëjmë me paaftësi dhe ai zyrtar duhet të largohet dhe do të largohet”, u shpreh kryeregjistruesi Semanaj.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *