PD akuzoi për tjetërsim provash, ZQRPP: Të gjitha dosjet e skandalit me pronat e Spillesë janë sekuestruar nga Prokuroria

PD akuzoi për tjetërsim provash, ZQRPP: Të gjitha dosjet e skandalit me pronat e Spillesë janë sekuestruar nga Prokuroria

Partia Demokratike akuzoi drejtoreshën e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, Matilda Peza se po përpiqet të prishë provat e korrupsionit me pronat e grabitura të Spillesë. “Drejtoresha e Hipotekës, Matilda Peza, po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë. Punonjësit e Hipotekës, që denoncuan pranë Partisë Demokratike presionin e paligjshëm të eprores së tyre Matilda Peza, thanë se babai i saj Aqif Peza tani është avokat i djalit të tezes, Asim Arkaxhiu, ish – Rregjistrues i Kavajës, i përfshirë në skandalin e pronave të Spillesë”, thuhet në denoncimin e Partisë Demokratike.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, hodhi poshtë këtë pretendim të Partisë Demokratike duke paraqitur procesverbalet e sekuestruara nga Prokuroria e Kavajës për këtë çështje.
Sipas ZQRPP, të gjitha dosjet janë sekuestruar nga prokuroria dhe ato nuk gjenden në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, siç pretendon Partia demokratike.
Prokuroria ka sekuestruar praktikat në lidhje me procedimin penal të regjistruar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumentave:
1. Procesverbalin datë 24.01.2017
2. Procesverbalin datë 30.05.2017
3. Procesverbalin datë 01.06.2017
4. Procesverbalin datë 02.06.2017
5. Procesverbalin datë 06.06.2017
6. Procesverbalin datë 08.06.2017
7. Procesverbalin datë 16.06.2017
8. Procesverbalin datë 20.06.2017
9. Procesverbalin datë 20/06.2017
10. Procesverbalin datë 22.06.2017
11. Procesverbalin datë 22.06.2017
12. Procesverbalin datë 06.07.2017
13. Procesverbalin datë 12.09.2017
14. Procesverbalin datë 18.10.2017
15. Procesverbalin datë 20.12.2017
16. Procesverbalin datë 12.01.2018
17. Procesverbalin datë 17.01.2018
18. Procesverbalin datë 17.01.2018
19. Procesverbalin datë 17.01.2018

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *