Kryeregjistruesi pezullon specialistin e ZVRPP Kavajë

Kryeregjistruesi pezullon specialistin e ZVRPP Kavajë

Kryeregjistruesi Elion Semanaj nxorri menjëherë urdhërin për pezullimin e specialistit të Sektorit të Regjistrimit Fillestar në ZVRPP Kavajë, Aldo Kila për shkak se është vënë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve” nga Prokuroria e rrethit Kavajë. Bashkë me disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, Kila sipas prokurorisë akuzohet për tjetërsimin e 56 hektarëve bregdet në zonën e Spillesë.

Kryeregjistriuesi Semanaj lëshoi Urdhërin nr.370 datë 20.02.2018 për pezullimin nga detyra të Aldo Kilës në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.2017, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, neni 17 të ligjit nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, Urdhërit të Kryeministrit nr.33, datë 02.04.2013 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, të Urdhërit të Kryeministrit nr. 196, datë 04.08.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Urdhërin nr.33, datë 02.04.2013, neni 77 të Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme miratuar me Vendim të Bordit Drejtues nr.7 datë 42.11.2016.

Për zbatimin e këtij Urdhëri, kryeregjistruesi ngarkoi Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse si dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kavajë.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *