Kryeregjistruesi zhvilloi një takim me ekipin e Bankës Botërore për Asistencë Teknike në Drejtim të Programit për Manaxhimin e Integruar të Tokës.
Në takim u diskutua për hapat që ka ndërmarrë ZRPP për përmirësimin dhe përditësimin e të dhënave dixhitale të pasurive të paluajtshme, si një element bazë për manaxhimin e integruar të tokës.
Kryeregjistruesi Semanaj vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të Bankës Botërore me ZRPP, veçanërisht përmes asistencës së saj teknike dhe financiare për regjistrimin fillestar të pronave dhe kërkoi që ajo të jetë e pranishme dhe në procesin e modernizimit të shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për mundësitë për asistencë teknike nga ana e Bankës Botërore për hartimin e një plani strategjik me objektiva, aktivitete dhe buxhet të detajuar, për procesin e përmirësim përditësimit të të dhënave dhe të investimeve kapitale për zbatimin e kësaj strategjie.