Vendet vakante me kontratë në ZRPP, të interesuarit me diplome Gjeodezi dhe Gjeoinformatike.

Vendet vakante me kontratë në ZRPP, të interesuarit me diplome Gjeodezi dhe Gjeoinformatike.

Njoftimi i Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Z. Artan Lame në lidhje me punësimet në tre institucionet e pronësisë: ALUIZNI, ZRPP dhe ATP.
Përpara disa ditësh u miratua në Qeveri VKM-ja që përcakton numrin e punonjësve me kontratë që mund të punësojë çdo institucion dhe në këtë kuadër edhe institucionet e pronësisë, përfshirë këtu ZRPP, ALUIZNI dhe ATP.

Ky është një proces që përsëritet çdo fillim viti dhe përmes së cilit, për punonjësit që e kanë justifikuar punën, bëhet rinovimi i kontratave, ndërsa për ata që, me gjithë këtë impenjim tonin, nuk e kanë justifikuar, me keqardhje detyrohemi të mos jua rinovojmë kontratën.

Prej disa ditësh institucionet tona po përzgjedhin me kujdes ata punonjës që po ju rinovohen kontrata dhe, nga ana tjetër, po përgatisim kushtet për angazhimin e punonjësve të rinj.
Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, keni vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:
1. Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;
2. Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:
– Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;
– Topografi, të paktën diplomë Bacelor;
– Gjeo-informatikë, diplomë Master.

Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.
Për ju do të jetë një mundësi për karrierën tuaj, për mua do të jetë një vërtetim i asaj thënies që “punë ka po s’ka profesionistë”.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *