Inspektim në ZVRPP Fier, ministrja Gjonaj: Ankesat e qytetarëve të marrin përgjigje brenda 10 ditëve

Inspektim në ZVRPP Fier, ministrja Gjonaj: Ankesat e qytetarëve të marrin përgjigje brenda 10 ditëve

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët e zakonshëm, zhvilloi vizita pune në institucionet e varësisë të qarkut Fier.

 

Në shoqërinë e drejtuesve të pushtetit vendor, deputetëve të zonës si dhe drejtuesve kryesorë të institucioneve, Ministrja Gjonaj takoi nga afër qytetarët, punonjësit si dhe drejtuesit e ZVRPP-ve, ALUIZNI-t, Përmbarimit Shtetëror, Shërbimit të Provës dhe Burgjeve në Lushnje, Fier dhe Mallakastër.

 

Në këto institucione Ministrja e Drejtësisë pasi u njoh nga afër me problematikat kryesore të secilës prej zyrave, vuri theksin tek prioriteti i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë për ofrimin e shërbimit ndaj qytetarit brenda afatit të caktuar kohor jo me shumë e 10 ditë nga paraqitja e ankesës.

 

Për të ndryshuar mentalitetin e deritanishëm të funksionimit të këtyre institucioneve në kuadër të shërbimeve ndaj qytetarit, Ministrja e Drejtësisë tha se nuk do të tolerohet asnjë rast shkelje ligjore, abuzimi me detyrën apo marrje rryshfeti, duke shprehur qartë se do të merren masa disiplinore deri në largime nga puna dhe procedime për ndjekje administrative apo penale për cdo punonjës apo drejtues.

 

“E gjithë ajo që unë kam evidentuar edhe në zyrat e tjera është mentaliteti i stafit që punojnë në këto institucione,  një mentalitet i trashëguar. Në rast se ne vazhdojmë me këtë mentalitet, duke i sorollatur njerëzit, do të ketë penalizime. Kush ka humbur dokumentet do të shkojë për procedim penale. ZRVPP dhe ALUIZNI ka histori të tilla. Kush thotë se më kanë humbur dokumentet, do të dalë përgjegjës dhe do të shkojë për përgjegjësi penale, sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Dhe mënyra e organizimit do një shkundje që nga mentaliteti i punonjësve, mënyra e veprimit, e administrimit, qoftë edhe nga mënyra e pritjes së qytetarëve”, u shpreh ministrja Gjonaj në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurivë te Paluajtshme në Fier.

 

Ministrja nënvizoi vëmendjen që qeveria shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë i kushtoi zgjedhjes së drejtuesve të rinj në krye të ALUIZNI-t dhe ZVRPP-ve. Me fokus përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë me qëllim rritjen e profesionalizmit, Gjonaj tha se përmes një procesi transparent dhe meritokratik, në krye të këtyre zyrave janë vendosur njerëz me integritet të lartë dhe që kaluan me sukses procesin e Vettingut.

 

“Ministria e Drejtësisë me shërbimet që ofrojnë institucionet e saj ligjzbatuese të varësisë, ka marë një sërë masash dhe ka krijuar një sërë procedurash të reja për rritjen e profesionalizmit të stafit që ushtron detyrën në këto institucione. Dhe kjo u bë pikërisht për herë të parë me përzgjedhjen e drejtuesve të ZRPP-ve, ku për herë të parë u bë një konkurs dhe një testim me shkrim. Për herë të parë gjithë diskrecioni i Ministrit për të emëruar drejtuesit i kaloi një procedurë të normuar nëpërmjet komisioneve, apo nëpërmjet komiteteve të ngritura, që çuan deri në fund këtë proces. Dhe në fund, Ministri emëronte dhe firmoste atë kandidat që kishte dalë nga e gjithë kjo procedurë kompetitive, meritokratike dhe shumë transparente. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme për t’u theksuar se këta njerëz janë të skanuar, me një integritet të lartë moral, por përveç kësaj, janë persona që janë skanuar edhe për rekordet kriminale. Ato histori që dëgjonim më parë, me procese gjyqësore të hapura dhe me rekorde kriminale, me dënime për lloj-lloj veprash penale, nuk do të ketë. Dhe kjo është arsyeja që të gjithë drejtuesit kanë kaluar në skanerin e organeve ligjzbatuese dhe përgjegjëse,” tha ministrja Gjonaj.

 

Kryeregjistruesi Elion Semanaj u kujtoi punonjësve të zyrës vendore të Fierit se puna e tyre lidhet direkt me vlerësimin që do t’i bëjnë qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes.

 

“Të gjithë jemi në skanerin e qytetarëve. Shërbimi ynë vlerësohet nga qytetarët dhe askush tjetër. Çdo ankesë e qytetarëve është automatikisht vlerësim negativ i punës së punonjësit që ka përgjegjësi për atë shërbim”, u shpreh Kryeregjistruesi.

 

Ministrja Gjonaj u bëri thirrje qytetarëve për të shkruar në platformën shqiperiaqeduam.al

“Në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët dhe platformës shqiperiaqeduam.al shumë ankesa janë drejtuar në adresë të Ministrisë së Drejtësisë dhe pikërisht në adresë emaili të ministrit, sepse është pikërisht ministri që merret me ankesat e qytetarëve, duke ngritur një mekanizëm me qëllim që të gjitha ankesat të trajtohen brenda afatit 10 ditor. Dhe të jeni të bindur, edhe në të gjitha vizitat që kam kryer sot, por jo vetëm, porosia që iu është lënë të gjithë drejtuesve të përgjithshëm, drejtuesve rajonalë, apo çdo stafi që jam takuar, është që ankesat të zgjidhen brenda afatit 10 ditor. Nuk ka asnjë tolerancë në rast se tejkalohet ky afat”, tha ministrja Gjonaj.

 

Në përgjigje të ankesave drejtuar nga qytetarët, në platformën e bashkëqeverisjes lidhur me trajtimin e pronave, Ministrja Gjonaj u shpreh se po punohet për të integruar tre shërbimet, ALUIZNI-n, ZRPP, ATP në një zyrë të vetme me qëllim dhënies fund të sorrollatjeve të qytetarëve nëpër dyert e institucioneve.

 

“Një reformim të madh po bëjmë për çështjen e pronave. Ky konsiston në trajtimin e integruar të titujve të pronësisë që kanë të bëjnë me shkrirjen në një institucion të vetëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ALUIZNI-t apo dhe ZRPP-ve. Ajo që është shumë e rëndësishme është se ne duam që të ketë një hartë të unifikuar me qëllim që të shmangen një herë e mirë mbivendosjet dhe si mund ta vendosim çështjen e pronave në drejtim e duhur. E di që ka një sërë problemesh sidomos me AMTP-të, por gjithashtu do të ndërtojmë një program edhe me pushtetin qendror dhe atë vendor me qëllim që t’i japim një drejtim sa më të mirë të gjitha çështjeve të AMTP-ve. Të fillojmë regjistrimin e AMTP-ve në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që të mos ketë më problematika të tilla, që të mos dijmë më se si është gjendja e fondit të tokës, se si është gjendja e pronave që ka gjithësecili nga qytetarët dhe në fund personat që e posedojnë tokën të mos zotërojnë një dokument ku u njihet titulli i pronësisë”, u shpreh ministrja Gjonaj.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *