Trajnohen drejtuesit e rinj të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme | ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Trajnohen drejtuesit e rinj të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Trajnohen drejtuesit e rinj të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në datën 20 Janar 2018 organizoi trajnimin e Regjistruesve të rinj të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të emëruar pas konkursit të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Objekti i programit të trajnimit ishte Ligji nr.33/2012 datë, 21.03.2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, aktet nënligjore në zbatim të tij si dhe aktet e tjera ligjore që gjejnë zbatim në punën e përditshme të zyrave vendore të regjistrimit.

Një fokus i veçantë ju kushtua regjistrimit të lejeve të legalizimit, proçedurave të regjistrimit të lejeve dhe bashkëpunimit midis zyrave vendore të ZRPP dhe ALUIZNI-t.

Nga Kryeregjistruesi z. Eljon Semanaj u kërkua një shërbim sa më cilësor për qytetarët për të ndryshuar njëherë e mirë imazhin e zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për t’i kthyer ato realisht në shërbim të qytetarëve dhe për t’i dhënë fund një herë e mirë abuzimeve.

Gjithashtu Kryeregjistruesi nënvizoi rëndësinë që duhet të ketë për çdo zyrë vendore, platforma e Bashkëqeverisjes, ku do të gjejnë përmes qytetarit dhe dobësitë e mbarëvajtjes së punës së tyre në sportele.

Nga ZQRPP u dha mbështetje për të gjithë Regjistruesit e rinj që për çdo paqartësi të hasur gjatë punës së tyre do të kenë mbështetje teknike dhe logjistike.

Merita trajnimi         Trajnimi

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *