Prezantohet në Durrës Ardian Iljazaj në krye të ZVRPP | ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Prezantohet në Durrës Ardian Iljazaj në krye të ZVRPP

Prezantohet në Durrës Ardian Iljazaj në krye të ZVRPP

Kryeregjistruesi Elion Semanaj prezantoi Ardian Iljazajn si drejtuesin e ri të zyrës vendore të Durrësit. Ai kërkoi denoncim dhe kallëzim penal për çdo punonjës të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që abuzojnë me detyrën.

Sipas tij, në ndihmë të luftës kundër korrupsionit po vjen dhe portali i Bashkëqeverisjes, ku deri tani denocimet e qytetarëve kanë çuar në largimin nga puna të 35 punonjësve të këtyre zyrave ndërsa dosja e tyre i ka kaluar Prokurorisë.

“ZQRPP Tiranë është e angazhuar maksimalisht në lidhje me trajtimin e ankesave të qyetatarëve që përcillen në ZRPP nga Platforma e Bashkëqeverisjes me qytetarët. Për këtë është ngritur një grup pune pranë institucionit tonë e përbërë prej specialistë, juristë dhe hartografë që merren me trajtimin e këtyre ankesave brenda afateve ligjore, zgjidhjen e rasteve konkrete dhe kthimin e përgjigjeve por dhe pajisjen me dokument pronësie për rastet e qyetarëve që janë ankuar nëpërmjet portalit të Bashkëqeverisjes”, është shptehur Kryeregjistruesi.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *