Prezantohen drejtuesit e rinj në Lushnje dhe Mallakastër

Prezantohen drejtuesit e rinj në Lushnje dhe Mallakastër

Kryeregjistruesi vijoi me prezantimin e drejtuesve të rinj vendorë të ZVRPP në Lushnje, të Shkëlqim Mebellit dhe në Mallakastër të Jetnor Muharremit.

Kryeregjistruesi Semanaj duke vlerësuar konkursin kombëtar të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të ZVRPP, tha se ky është vetëm fillimi i reformës në institucionet që do të trajtojnë çështjet e pronës.

Gjatë vizitës që bëri në sportelet e këtyre dy zyrave, ku u takua dhe me qytetarët që prisnin shërbimet, zoti Semanaj i kërkoi punonjësve të zyrave vendore respektim rigoroz të afateve ligjore të regjistrimit të kërkesave, por dhe të kërkesave të qytetarëve për çështje që lidhen me këto sportele.

Në të kundërt, sipas tij, do të merren masa deri në shkarkime për ata punonjës që nuk respektojnë afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve ose ofrimin e shërbimit që i takon qytetarëve.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *