Në krye të ZVRPP Fier prezantohet Petrit Kanani

Në krye të ZVRPP Fier prezantohet Petrit Kanani

Kryeragjistruesi Elion Semanaj prezantoi në krye të zyrës vendore të Fierit, Petrit Kananin.

Duke theksuar se në qendër të punës së çdo drejtuesi dhe punonjësi duhet të jetë qytetari që kërkon shërbim nga sportelet e ZRPP-ve, Kryeregjistruesi citoi shqetësimin e kryeministrit Rama kur tha se “çdo drejtor hipoteke do mbajë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve, për dhënien në kohë të përgjigjes ndaj qytetarit dhe marrjen e masës se kush është përgjegjës që qytetari është vonuar apo zvarritur në hipotekë”.

Zoti Semanaj kërkoi që çdo drejtues të ndjekë në kohë reale platformën e bashkëqeverisjes, për të konstatuar nëse ka ankesë apo kërkesë nga qytetarët për zyrën që ai drejton dhe në kohë reale t’i japë përgjigje qytetarëve.

“Vetëm në këtë mënyrë ne e kemi kryer misionin tonë për të qenë në çdo kohë në shërbim të kërkesave të qytetarëve”, është shprehur kryeregjistruesi Semanaj.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *