Kryeregjistruesi Semanaj prezanton drejtuesin e ri të Tiranës | ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Kryeregjistruesi Semanaj prezanton drejtuesin e ri të Tiranës

Kryeregjistruesi Semanaj prezanton drejtuesin e ri të Tiranës

Kryregjistruesi Elion Semanaj ka nisur prezantimin e drejtuesve vendorë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, menjëherë pas shpalljes së tyre fitues të konkursit kombëtar.

Zoti Semanaj ka nisur me ZVRPP e Tiranës, ku përpara stafit ka prezantuar zotin Valdrin Pjetri, në krye të kësaj zyre. Duke qenë se zyra e Tiranës mban dhe peshën më të madhe të punës për regjistrimin e pronës, Kryeregjistruesi ka kërkuar shërbim të shpejtë për qytetarët, brenda afateve kohore të përcaktuara dhe asnjë vonesë për ankesat e qytetarëve.

Kryeregjistruesi Semanaj ka kërkuar vëmendje ndaj platformës së Bashkëqeverisjes, e cila sipas tij, do të jetë dhe gjykatësi për punën e secilit.

“Të gjithë jemi në provë përpara qytetarëve, cilësia e shërbimit tonë, korrektësia dhe integriteti i çdo drejtuesi dhe punonjësi, do të matet nga vlerësimi i publikut”, është shprehur Kryeregjistruesi.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *