Analiza vjetore në ZRPP, Kryeregjistruesi: Vetting për punonjësit e hipotekave

Analiza vjetore në ZRPP, Kryeregjistruesi: Vetting për punonjësit e hipotekave

foto

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në analizën vjetore për vitin 2017, evidentoi rritje të cilësisë së shërbimit për qytetarët në sportelet e saj, por dhe ulje të ndjeshme të numrit të dosjeve të mbartura ndër vite.

Të ardhurat nga shërbimet e kryera në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për periudhën Janar – Dhjetor 2017, janë realizuar në masën 113 përqind. Të ardhurat Janar – Dhjetor 2017 krahasuar me të ardhurat e realizuara gjatë viti 2016, janë realizuar në masën 107 përqind.

Gjithashtu të ardhurat nga Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë, për periudhën Janar – Dhjetor 2017, është realizuar në masën 117 përqind (ose 160,951 shërbime më shumë) krahasuar me planifikimin.

Gjatë vitit 2017 ZRPP ka bërë një punë të konsiderueshme dhe në  realizimin e programit për regjistrimin e ndërtimeve informale.

Numri i lejeve të legalizimit të regjistruara në rang sistemi, ka arritur në  26,579 leje, me një efekt financiar prej 132.895.000 lekë ose 8.5 % të vlerës së të ardhurave të planifikuara për vitin 2017.

Me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe parandalimit të rasteve korruptive, gjatë periudhës janar – dhjetor 2017, janë dhënë 108 masa disiplinore, duke vijuar nga masa “Vërejtje” për 18 punonjës të ZRPP-ve, “Vërejtje me shkrim”- për 57 punonjës, dhe “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” – për 33 punonjës.

Mbetet për t’u theksuar që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, po respekton me rigorozitet dispozitat e Kodit të Punës dhe garantimin sa më të plotë të të drejtave të punëmarrësve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkoi unifikim të praktikave dhe matjen e performancës së çdo Zyre Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mbi bazën e treguesve.

Gjithashtu, ajo kërkoi nga ZRPP bashkëpunim me ALUIZNI-n dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronës, për të mos pasur mospërputhje të të dhënave pronësore por dhe zvarritjet e proçedurave dhe kërkoi gjithashtu respektim rigoroz të afatit të trajtimit të ankesave të qytetarëve.

Prioritet, sipas ministres Gjonaj, duhet të jetë përfundimi i regjistrimit fillestar duke krijuar dhe një regjistër për tokat.

Ajo kërkoi gjithashtu ngritjen e sporteleve të veçanta për sipërmarrjen pranë ZRPP-ve.

Ministrja Gjonaj shprehu gadishmërinë e saj për të mbështetur çdo propozim ligjor që vjen nga ZQRPP që do t’i shërbejë mbarëvajtjes së punës dhe përmirwsimit tw shërbimit ndaj qytetarëve.

Duke folur për prioritetet e punës së ZQRPP për vitin 2018, Kryeregjistruesi Elion Semanaj, tha se gjatë 6-mujorit të parë do të kryhet vlerësimi profesional dhe pasuror i punojësve të saj.

“Ky proces do të kryhet për një periudhë 6-mujore dhe do të përfshijë trajnimin profesional të të gjithë punonjësve të saj, sipas standarteve bashkëkohore, si dhe kontrollin e figurës së tyre, përsa i përket besueshmërisë dhe pastërtisë së figurës së tyre, duke përfshirë edhe vlerësimin pasuror të tyre, bazuar në të ardhurat personale dhe familjare, të dhënat mbi të drejta e interesa pasurore të çdo lloji aseti, qoftë ky i luajtshëm apo i paluajtshëm, mbi llogaritë bankare dhe transaksione të kryera, për të përcaktuar kredibilitetin, integritetin moral dhe përputhshmërinë midis të ardhurave monetare dhe kategorisë së standarteve materiale të përfituara”, tha Kryeregjistruesi.

Gjithashtu ZQRPP do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Platformës së Bashkëqeverisjes me qytetarët në funksion të përmbushjes së kërkesave të tyre.

Nga ana e Kryeregjistruesit, është ngritur një grup pune pranë ZQRPP i përbërë nga specialistë, juristë dhe hartografë që merret me trajtimin e këtyre ankesave brenda afateve ligjore, zgjidhjen e rasteve konkrete, kthimin e përgjigjeve dhe pajisjen me dokument pronësie për rastet e qytetarëve që i janë drejtuar portalit të Bashkëqeverisjes.

Qëllimi strategjik i ZQRPP, për Kryeregjistruesin Semanaj, është përfundimi 100% i regjistrimit fillestar sistematik kombëtar brenda vitit 2018, krijimi i regjistrit elektronik publik të pasurive të paluajtshme të konsoliduar dhe përmirësimi i funksioneve të ZRPP-së.

Zoti Semanaj vëren të rëndësishëm në përmbushjen e misionit të ZRPP edhe bashkëpunimin me Institucione të tjera si Aluizni, Noterët dhe  Përmbaruesit.

Kryeregjistriesi e vuri theksin dhe tek ofrimi i shërbimeve Fast Track

“Një nga objektivat e ZQRPP është ofrimi dhe realizimi i shërbimeve brenda afateve ligjore dhe ushtrimi i kontrolleve peroidike nga ana e ZQRPP pranë ZVRPP–ve përkatëse për përmbushjen e këtyre afateve kohore në realizimin dhe ofrimin e shërbimeve. Ndërkohë prioritet është edhe realizimi dhe aplikimi i proceseve të përshpejtuara për një kategori të caktuar shërbimesh kundrejt tarifave të caktura për disa subjekte të cilat, për shkak rëndësisë së procesit që ofrojnë, p.sh. sipërmarrjet, e kanë të domosdoshme marrjen e shërbimit pranë ZRPP-ve në kohë sa më të shpejtë.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *