ZQRPP shkarkon dhe proçedon penalisht specialistin e ZVRPP Vlorë, Patriot Deraj | ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

ZQRPP shkarkon dhe proçedon penalisht specialistin e ZVRPP Vlorë, Patriot Deraj

ZQRPP shkarkon dhe proçedon penalisht specialistin e ZVRPP Vlorë, Patriot Deraj

Menjëherë pas marrjes dijeni, përmes emisionit investigativ “Stop”, për përfshirjen e një punonjësi të ZVRPP Vlorë në afera korruptive, Kryeregjistruesi z. Elion Semanaj ka firmosur urdhërin e shkarkimit për punonjësin Patriot Deraj, me detyrë specialist IT pranë kësaj zyre.

 

Njëkohësisht, ZQRPP ka marrë masa për referimin e materialit kallëzues në organin e prokurorisë.

 

Ministria e Drejtësisë dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë të vendosur për dënimin e çdo lloj abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe shpërdorimit të besimit të publikut nga cilido punonjës i Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë.

 

Inkurajojmë qytetarët që të mos hezitojnë të denoncojnë të gjitha veprimet korruptive apo në shkelje të detyrës nga punonjës të ZVRPP-ve apo të institucioneve të tjera në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *