Inspektimi i zyrave vendore në Korçë dhe Pogradec.

Inspektimi i zyrave vendore në Korçë dhe Pogradec.

Inspektimi i zyrave vendore në Korçë dhe Pogradec

Inspektimi

 Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj dhe Kryeregjistruesi, Elion Semanaj zhvilluan një inspektim në zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Korçë dhe Pogradec.

Inspektimi kishte si qëllim evidentimin e problematikave që hasin qytetarët në sportelet e shërbimit, si shprehje e mbajtjes së premtimit për “Qeverisje në koalicion me njerëzit e zakonshëm”.

Gjatë këtyre inspektimeve Ministrja Gjonaj u takua me qytetarët në sportelet e pritjes me publikun ku dëgjoi nga afër problematikat e secilit prej tyre.

Ministrja Gjonaj dhe kryeregjistruesi Semanaj siguruan qytetarët se problemet e tyre do të ndiqen me prioritet si nga stafi i zyrës vendore, i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë drejtpërdrejtë, deri në zgjidhje përfundimtare apo marrjen e një përgjigje të shpejtë për secilin prej këtyre problemeve.

Në kuadër të përmirësimit dhe rritjes së përgjegjshmërisë publike të këtyre institucioneve, znj. Gjonaj deklaroi se është punuar për të sjellë një model të ri, korrekt dhe transparent të rekrutimit në institucionet e varësisë.

Kryeregjistruesi Semanaj i kërkoi punonjësve të zyrave vendore respektim rigoroz të afateve ligjore të regjistrimit të kërkesave, por dhe të kërkesave të qytetarëve për çështje që lidhen me këto sportele.

Në të kundërt do të merren masa deri në shkarkime për ata punonjës që nuk respektojnë afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve ose ofrimin e shërbimit që i takon qytetarëve.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *