Doracaj apel regjistruesve vendorë: T’i jepet fund fenomenit “dosje të humbura” apo “praktika të harruara në sirtar”

Doracaj apel regjistruesve vendorë: T’i jepet fund fenomenit “dosje të humbura” apo “praktika të harruara në sirtar”

Vendoret 2

Kryeregjistruesja Blerina Doracaj në një takim të zhvilluar me zyrën e regjistrimit të Tiranës, por dhe me regjistruesit vendorë, kërkoi disiplinë në orar, por dhe respektim të afateve me praktikat.

 

Në lidhje me praktikat, ajo kërkoi trajtim me korrektesë por dhe shpejtësi për qytetarët. Zonja Doracaj kërkoi që t’i jepet fund fenomenit “dosje të humbura” apo “praktika të harruara në sirtar”.

 

“Konstatimi i përsëritur i rasteve të tilla do të çojë në marrjen e masave administrative deri në shkarkim nga detyra, siç ka pasur 3-4 raste ku ndaj personave përgjegjës është marrë masa e largimit nga detyra”, u shpreh zonja Doracaj.

 

Ajo këmbënguli për më shumë vëmendje për rastet kur kërkohet masa e sekuestros së pronës, ku nënvizoi se ajo duhet vendosur menjëherë, sapo praktika vjen në zyrë, pasi vonesa dhe zvarritja mund të ketë pasoja që çojnë në kryerjen e transaksioneve të tjera me atë pronë.

 

Kryeregjistruesja kërkoi vëmendje edhe në marrëdhënien e ZRPP me institucionet, për të cilat duhet kthim të përgjigjes në kohë dhe me cilësi.

 

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u angazhua që me buxhetin që disponon t’i japë zgjidhje problematikave të trashëguara ndër vite, siç janë mungesa e ambienteve, plotësimi me burimet e nevojshme njerëzore, por dhe kompletimi me logjistikën e nevojshme, me qëllim që këto mangësi të mos bëhen pengesë në shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *