Workshopi rajonal për kadastrat me mbështetjen e ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

ZRPP 31 tetor11

Workshopi rajonal për kadastrat me mbështetjen e ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

 

ZRPP 31 tetori

Workshopi rajonal për kadastrat me mbështetjen e ambasadës së Mbretërisë së Holandës

 

ZRPP, organizoi në Tiranë workshop-in e parë rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor për unifikimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kadastrave,në vijim të një projekti për kadastrat i mbështetur nga ambasada e Qeverisë së Hollandës. Tema e këtij workshop-i ishte “Zhvillimi Institucional: Organizatë e orientuar ndaj shërbimeve” dhe gjithashtu synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe organizative të institucioneve të përfshira në rolin e tyre si ofrues shërbimesh.

 

Pjesëmarrës në këtë workshop ishte ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd, kryeregjistruesja Blerina Doracaj, drejtor i ASIG-ut, Lorenc Cala, si dhe përfaqësues të kadastrave të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbska, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

 

Në fjalën e saj, kryeregjistruesja Doracaj tha se ZRPP është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore për përmbushjen e direktivës Inspire dhe të realizojë me sukses objektivat e këtij projekti.

 

“Projekti i ri i financuar nga qeveria holandeze, ka një rëndësi të madhe për vendin tonë dhe ka si objektiv kryesor kontributin në një zhvillim të qëndrueshëm demokratik dhe ekonomik. Nga ana tjetër, projekti ka si qëllim të mbështesë zhvillimin e ZRPP, si një agjenci efiçente e regjistrimit të tokës, duke siguruar shërbime më të mira për qytetarët si dhe për agjencitë private dhe institucionet publike të interesuara për këto shërbime”, u shpreh kryeregjistruesja Doracaj.

 

Sipas saj, “ky projekt përkon me një nga prioritetet kryesore të Qeverisë shqiptare, që është shërbimi me përkushtim dhe besueshmëri ndaj publikut”.

 

Duke vlerësuar nismën rajonale të qeverisë holandeze në sektorin e kadastrave, kryeregjistruesja tha se “bashkëpunimi i agjencive dhe institucioneve pjesëmarrëse në këtë workshop, shkëmbimi i informacioneve dhe të dhënave hapsinore me interes reciprok, përdorimi, shpërndarja dhe propagandimi i tyre, janë çelësi i suksesit në përmbushjen e objektivit tonë të përbashkët për të hyrë teknikisht në familjen e madhe Europiane.

 

Duhen shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit të ZRPP dhe Ambasadës së Mbretërisë Hollaneze për të zbatuar projekte që kontribuojnë në ekonominë Shqiptare, për të ofruar një treg më mikpritës dhe atraktiv ndaj investitorëve të huaj dhe vendas dhe përmirësimin e strukturës bujqësore.

Në fjalën e saj para nisjes së këtij workshop-i, ambasadorja e Mbretësisë së Holandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd, vlerësoi seriozitetin dhe vendosmërinë e qeverisë së saj për të kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në sektorin e kadastrës për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar premisat e një shërbimi të standartizuar me atë të vendve të Bashkimit Europian.

 

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *