Kryeregjistruesja inspekton Zyrat Vendore në Vlorë, Lushnje dhe Fier

Kryeregjistruesja inspekton Zyrat Vendore në Vlorë, Lushnje dhe Fier

Kryeregjistruesja Blerina Doracaj i ka kërkuar regjistruesve të zyrave vendore të zbatojnë ligjin dhe t’u shërbejnë qytetarëve pa zvarritje, me etikë dhe brenda afateve kohore.

 

Zonja Doracaj zhvilloi pak ditë më parë inspektime në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, Lushnje dhe Fier, zona që kanë trashëguar problematika të theksuar në trajtimin e kërkesave të qytetarëve. Ajo kërkoi nga punonjësit e zyrave vendore integritet moral dhe profesional të tyre.

 

“Jam e angazhuar maksimalisht për të zbatuar me korrektesë të gjitha detyrat që më ngarkon ligji, për të ndëshkuar cilindo, pavarësisht nga pozicioni, mbështetja apo influenca e kujtdo, i cili nuk zbaton ligjin dhe vetëm ligjin”, u është drejtuar ajo punonjësve të zyrave vendore në këto tre bashki.

 

Ajo ka parë nga afër punën që bëhet edhe në sportelet e shërbimit ndaj qytetarëve, madje ka marrë dhe opinionet e tyre për mënyrën se si shërbehet në këto zyra.

 

“Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë në proces Vetingu për të gjithë punonjësit, nga i pari tek i fundit. Për këtë ne duam edhe ndihmesën e mbështetjen e qytetarëve. Në ato raste që është konstatuar shkelje e ligjit, është bërë proçedim penal, dhe kur janë konstatuar shkelje të rënda administrative, punonjësit janë larguar nga puna”, është shprehur kryeregjistruesja në takimet që ka pasur me qytetarët në sportelet e zyrave vendore.

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *