Gjeohapësira, Shqipëria përgatitet për përmbushjen e Direktivës INSPIRE të Bashkimit Europian.

Gjeohapësira, Shqipëria përgatitet për përmbushjen e Direktivës INSPIRE të Bashkimit Europian.

 

rsz_takimi_ne_zagreb

Në foto anëtarët e Bordit Drejtues të Projektit.

Takimi ne Zagreb

Gjeohapësira, Shqipëria përgatitet për përmbushjen e Direktivës INSPIRE të Bashkimit Europian.

 

Shqipëria, si vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, është e angazhuar për të përmbushur Direktivën INSPIRE të Bashkimit Europian për informacionin gjeohapsinor.

 

Në 19 Tetor, u mbajt në Zagreb takimi i radhës i Projektit “Impuls”, i financuar nga SIDA, organizëm financues suedez, qëllimi i të cilit është ndërtimi i infrastrukturës së përshtatshme, në vendet e Ballkanit Jugperëndimor, për shkëmbimin e informacionit gjeohapsinor në përputhje me Direktivën INSPIRE të Bashkimit Europian.

 

Vendet e BE-së duhet t’i plotësojnë kriteret e kësaj direktive deri në vitin 2020. Vendet kandidate, si Shqipëria, duhet të jenë të përgatitura.

 

E pranishme në këtë takim, Kryeregjistruesja Blerina Doracaj, si anëtare e Bordit Drejtues të Projektit, pasi vlerësoi arritjet e këtij projekti, bëri një përshkrim të shkurtër të ZRPP dhe sfidave që ky institucion ka përpara. Ajo theksoi prioritetet e Zyrës për rritjen e performancës në shërbimet ndaj publikut si dhe rolin e teknologjisë e plotësimin e standarteve sipas Direktivës së BE-së për sistemin GNSS, ALBPOS.

 

“Ne synojmë zbatimin e politikave të orientuara drejt shërbimeve elektronike/dixhitale (paperless), si një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare në disa fusha veprimi, për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe në një kohë sa më të shkurtër për qytetarët”, tha gjatë fjalës së saj kryeregjistruesja.

 

Gjithashtu, ajo e vuri theksin tek përmbushja e të gjitha detyrimeve të ZRPP që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore, në veçanti për çështje të cilat lidhen me detyrimet që rrjedhin nga direktiva “Inspire”.

 

Kryeregjistruesja Doracaj kërkoi forcim të bashkëpunimit me institucionet homologe, në veçanti me ato të rajonit.

 

Në Bordin Drejtues të Projektit, marrin pjesë të gjithë drejtorët e përgjithshëm të institucioneve të përfshira në projekt, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Federata e B&H dhe Republika Serbska, Serbia dhe Shqipëria përmes ZQRPP dhe ASIG-ut.

 

Në përfundim të këtij projekti, institucionet brenda një vendi por dhe mes vendeve, duhet të shkëmbejnë informacione të standartizuara sipas direktivës së BE-së.

 

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *