Kryeregjistruesja Doracaj në Vjenë, në Asamblenë e Përgjithshme të Eurogeographics

Kryeregjistruesja Doracaj në Vjenë, në Asamblenë e Përgjithshme të Eurogeographics

Kryeregjistruesja Blerina Doracaj mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Eurogeographics për vitin 2017, që u mbajt në Vjenë të Austrisë.

 

Eurogjeographics, është organizata evropiane e Zyrave të Regjistrimit, Kadastrës dhe Agjencive të Hartografisë të vendeve të Europës. Në të marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian si dhe shumica e vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare.

Në të njëjtën kohë BEV, organizata analoge e ZRPP në Austri, që ishte mikëpritëse e këtij eventi, festonte 200 vjetorin e krijimit të saj.

 

Në ditën e parë u prezantuan Drejtorët e Përgjithshëm të Agjencive, të cilët ishin zgjedhur rishtaz dhe merrnin pjesë për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme, duke filluar nga Shqipëria, Maqedonia, Malta, Qipro, etj.

 

foto 2

Ingrid Venden Berghe, Presidente e Eurogeographics

 

Tema kryesore gjatë ditës së parë ishte Teknologjitë e reja dhe impakti i tyre në Zyrat e Regjistrimit. Ndër këto teknologji innovative mund të përmenden API (Application Programming Interfaces) që përdoret edhe në vendin tonë, Digital Platforms, Block chain, Smart Cities, Connected Cars, etj.

 

Në pjesën e dytë të ditës u diskutua në grupe për të ardhmen e këtyre teknologjive në vendet pjesëmarrëse.

 

Në fjalën e saj kryeregjistruesja Doracaj tha se ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe të shpejta për qytetarët mbetet sfida e institucionit që ajo drejton.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar dhe ka ndërmarrë një reformë të rëndësishme, që është ajo e ristrukturimit të institucioneve që merren me çështjet e pronave dhe ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe të shpejta për qytetarët. Një ndër sfidat e këtij institucioni, do të jetë dixhitalizimi i plotë i çdo informacioni që lidhet me pronën e çdo qytetari dhe marrja e çdo shërbimi online si nga qytetarët, institucionet publike ashtu edhe entet private”, tha kryeregjistruesja.

 

Ajo kërkoi forcimin e bashkëpunimit të ZRPP-së me Eurogjeographics.

 

Në ditën e dytë u diskutua edhe për Agjendën deri në 2030 për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Agjencive pjesëmarrëse të Europës, si dhe influenca e politikave në marrjen dhe dhënien e informacioneve dhe të dhënave në një kohë dinamike.

 

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori Ekzekutiv, Mick Cory, prezantoi Strategjinë e Eurogeographics për vitet 2017-2020, ndërsa u punua edhe Raporti i Bordit të Menaxhimit për vitin kalendarik. Të gjithë pjesëmarrësit miratuan Planin Operativ për vitin 2018, për Miratimin e Buxhetit, si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit.

 

Me rastin e 200 vjetorit të Agjencisë Kadastrale dhe Hartografike të Austrisë, Drejtori i Përgjithshëm i BEV Austri, organizoi një pritje për pjesëmarrësit në Asamblenë e Përgjithshme të Eurogeographics.

 

 

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *