Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të neneve 13, 14 dhe 19, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit” si dhe me qëllim rekrutimin dhe emërimin e regjistruesve të rinj bazuar në procedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në:

  1. ZVRPP Berat
  2. ZVRPP Dibër
  3. ZVRPP Durrës
  4. ZVRPP Elbasan
  5. ZVRPP Gjirokastër
  6. ZVRPP Kavajë
  7. ZVRPP Krujë
  8. ZVRPP Lezhë
  9. ZVRPP Lushnjë
  10. ZVRPP Sarandë
  11. ZVRPP Skrapar
  12. ZVRPP Shkodër
  13. ZVRPP Tiranë
  14. ZVRPP Vlorë
  15. ZVRPP Bulqizë
  16. ZVRPP Devoll
  17. ZVRPP Fier
  18. ZVRPP Has
  19. ZVRPP Kolonjë
  20. ZVRPP Kurbin
  21. ZVRPP Kuçovë
  22. ZVRPP Mallakastër
  23. ZVRPP Mat
  24. ZVRPP Mirditë
  25. ZVRPP Përmet
  26. ZVRPP Pogradec

Ky, është hapi i parë i reformës në hipoteka, reformë e cila përfshihet në planin e veprimit 100-ditor të qeverisë për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojë më tej me organizimin e konkurrimit për të gjithë personelin e  të gjithë zyrave të hipotekave në vend.

Jemi të vetëdijshëm për shërbimin e ofruar deri më sot, i cili shpeshherë ka qënë shumë poshtë pritshmërive të qytetarëve.

Eshtë pikërisht përmirësimi i këtij shërbimi në cilësi dhe shpejtësi si dhe zhdukja e cdo rasti korruptiv, arsyet që na cojnë në hapjen e konkursit publik, për të patur në krye të zyrave te hipotekave në cdo cep të Republikes së Shqiperise nepunës serioz shteti, shërbyes të qytetarit, dhe jo shërbyes të partive politike apo interesave financiare. 

Ftojmë dhe motivojmë, të gjithë qytetarët që vlerësojnë se përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre elektronikisht ose me postë në adresën e Ministrisë së Drejtësisë dhe të bëhen pjesë e kësaj reforme që sapo kemi filluar.

Ju garantojmë të gjithë aplikuesve një proces transparent dhe objektiv vlerësimi, me  qëllim zgjedhjen e personave më të përshtatshëm dhe më profesionistë në drejtim të shërbimeve publike për regjistrimin e titujve të pronësisë.   

Ky konkurs është vetëm hapi i parë që hedhim në përmbushje të angazhimit të marrë ndaj qytetarëve për rekrutimin e nëpunësve publikë përmes procedurave transparente për njoftimin e vendeve vakante dhe vlerësimit mbi baza meritokracie dhe integriteti. Kjo, me qëllim për tu ndarë nga e shkuara e emërimeve me baza diskrecionare të titullarëve të institucioneve.

Po kështu, në të njëjtën  mënyrë, reformimi në rekrutimin e stafit drejtues do të vijojë në ditët e ardhshme dhe për sistemin e burgjeve dhe institucioneve të tjera në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë.

Me këtë reformim synojmë që tu japim qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, një shërbim sa më dinjitoz, të ndershëm dhe të shpejtë në zyrat e hipotekave.

KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E REGJISTRUESIT

    1. Kandidatët për pozicionin “Regjistrues” në ZVRPP duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme:

  •  të jetë shtetas shqiptar;
  •  të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik;
  •  të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në administratën publike;
  •  të ketë specializime në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme;
  •  të mos ketë qenë i dënuar penalisht;
  •  të mos ketë konflikt interesi.

  DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

  1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Regjistrues” duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë:

Kujdes! Mosdorëzimi i njërit prej dokumenteve të mësipërm sjell skualifikimin e kandidatit.

  1. Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Drejtësisë, në adresën e-mail: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.alose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë – Bulevardi “Zogu I”, Tiranë.

Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet kritereve të testimit që do të përcaktohen nga Bordi Drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 25 Tetor 2017

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, mënyrën e testimit dhe vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al

happy wheels