ZRPP në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtën e Informimit

ZRPP në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtën e Informimit

28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim.

Kjo ditë përkon edhe me 3-vjetorin e miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

 

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në ligjin për informimin kanë punuar dhe punojnë për rritjen e vazhdueshme të transparencës në punën e tyre.

 

Për çdo pyetje apo paqartësi që qytetarët mund të kenë, e gjejnë përgjigjen në uebsajtin e institucionit tonë www.zrpp.gov.al ku informohen për shërbimet që ofrohen, për dokumentacionin që nevojitet për një aplikim, por dhe rubrikë ku qytetarët të japin ankesat apo denoncimet e tyre ndaj zyrave tona.

 

Që pas marrjes së detyrës, në korrik të këtij viti, kryeregjistruesja Blerina Doracaj ka mundësuar që koha e trajtimit të aplikimeve të ulet në maksimum, duke i dhënë përgjigje edhe qindra dosjeve të mbartura për vite e vite.

 

Kur qytetarët nuk kanë qenë të kënaqur me përgjigjet e tyre, apo kanë pasur ankesa për zvarritje të aplikimeve të tyre, menjëherë qytetari është vënë përpara grupit të punës të përbërë nga ekspertët dhe specialistët e institucionit duke e parë rastin me të gjithë elementët e tij.

 

Grupe të tilla pune janë ngritur në çdo zyrë vendore të regjistrimit të pasurive, sa herë që një qytetar ka kërkuar ballafaqim me praktikën dhe bazën ligjore të aplikimit të tij.

 

Ankesat dhe denoncimet e qytetarëve kanë ndihmuar institucionin për të përmirësuar punën e tij, por dhe për të marrë masa ndaj punonjësve të papërgjegjshëm.

 

Në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka krijuar një poster ndërgjegjësues i cili simbolizon lulen e mirëqeverisjes. Posteri është vendosur në faqen tonë zyrtare të internetit për të dëshmuar se transparenca dhe detyrimi për informim është në bazë të punës tonë përballë publikut.

 

Që nga miratimi i Ligjit në shtator të vitit 2014, qytetarët shqiptarë kanë paraqitur pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 1407 ankesa, ku vetëm në 9-mujorin e fundit janë trajtuar 423 ankesa, të cilat në 90% të rasteve janë zgjidhur në favor të qytetarëve shqiptar.

happy wheels