Kryeregjistruesja Doracaj inspekton punën e zyrave vendore në Elbasan, Librazhd, Pogradec dhe Korçë

Kryeregjistruesja Doracaj inspekton punën e zyrave vendore në Elbasan, Librazhd, Pogradec dhe Korçë

Kryeregjistruesja Blerina Doracaj ka bërë një inspektim në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Elbasan, Librazhd, Pogradec dhe Korçë.

 

Në vijim të analizës së punës së regjistruesve dhe zyrave vendore, zonja Doracaj kërkoi integritet moral dhe profesional të të gjithë punonjësve.

 

Sipas kryeregjistrueses, askush nuk do të arrijë të qëndrojë në detyrë pavarësisht nga “mburoja” që mund të ketë nëse nuk përmbush detyrimin ligjor për të cilën është punësuar.

 

Kryeregjistruesja ka parë nga afër respektimin e afateve ligjore që nevojitet që një kërkesë të trajtohet nga Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

 

Gjithashtu kreu i ZRPP-së, ka kërkuar nga të gjithë punonjësit përdorimin e sistemit si detyrim ligjor, në përpunimin e dosjeve për të rritur transparencën por dhe për të ndjekur hap pas hapi ecurinë e çdo praktike.

 

“Të mos ketë praktika jashtë afatit ligjor, sidomos për dosjet e mbartura, që qytetarët të marrin përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur për kërkesat e tyre”, u shpreh kryeregjistruesja Doracaj gjatë takimit të zhvilluar në zyrën vendore në Korçë.

 

Kryeregjistruesja ka parë nga afër dhe procesin e verifikimit të kërkesave që kanë ardhur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për gjyqtarët dhe prokurorët si detyrim ligjor në zbatim të procesit të vettingut.

 

 

 

 

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *