N J O F T I M-Mbi Afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

N J O F T I M-Mbi Afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

N J O F T I M

Mbi Afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Në bazë të Ligjit nr. 33/2012, datë 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, në Zonën Kadastrale 8552, Kavajë, është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme. Bazuar në nenin 26 të Ligjit të lartpërmendur, është duke u kryer proçesi i Afishimit Publik 45-ditor i produktit të Fazës I të regjistrit të pasurive të paluajtshme të kësaj zone kadastrale.

Periudha e afishimit do të jetë nga data 29.05.2017 – 12.07.2017

Afishimi publik do të bëhet në adresën: Bashkia, Kavajë.

Nga e Hëna në të Premte: nga ora 09:00 – 13:00 dhe nga ora 16:00 – 19:00

Të Shtunën dhe të Dielën: nga ora 09:00 – 14:00

I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme në territorin e kësaj zone kadastrale të drejtohen në ambientet e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.

Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brenda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.

Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *