N J O F T I M
Mbi Afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Në bazë të Ligjit nr. 33/2012, datë 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, në Zonën Kadastrale Nr. 2890 Patos, Fier, është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme. Bazuar në nenin 26 të Ligjit të lartpërmendur, është duke u kryer proçesi i Afishimit Publik 45-ditor i produktit të Fazës I të regjistrit të pasurive të paluajtshme të kësaj zone kadastrale.
Periudha e afishimit do të jetë nga data 24.05.2017 – 07.07.2017
Afishimi publik do të bëhet:
1. Në ambjentet e Bashkisë Patos.
2. Në ZVRPP Fier, Adresa: Rr. “Brigada 11 Sulmuese”, Fier
Nga e Hëna në të Premte: nga ora 09:00 – 13:00 dhe nga ora 16:00 – 19:00
Të Shtunën dhe të Dielën: nga ora 09:00 – 14:00
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme në territorin e kësaj zone kadastrale të drejtohen në ambientet e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brenda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.