NJOFTIM- Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

NJOFTIM- Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

N J O F T I M

Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Në bazë të Ligjit nr 33/2012 datë 21.03.2012 Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, në Zonën Kadastrale Nr3358 Sheq Marinas, Fier është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme. Bazuar ne nenet 24/27 te Ligjit te lartpermendur, eshte duke u kryer procesi i afishimit publik 45-ditor i produktit te Fazes se I te regjistrit te pasurive te paluajtshme te kesaj zone kadastrale.

Periudha e afishimit do të jetë nga data 10.05.2017 – 23.06.2017

Afishimi publik do të bëhet në adresat:

1.ADISA Adresa: Rruga “Ramiz Aranitasi” Isht Shtepia e Oficerëve

2.Njësia e Qeverisjes Vendore Fier, Adresa: Njësia Administrative Topojë

3.Fshat Sheq Marinas Adresa: Kafe-Bar DOKO Fabian (Përballe shkollës 9-vjeçare)

Nga e Hëna në të Premte: nga ora 08:00 në 13:00 dhe nga ora 14:00 në 17:00

E Shtuna dhe e Diel: nga ora 08:00 në 14:00

I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme brënda kësaj zone kadastrale te drejtohen në ambiente e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.

Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.

Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *