Në bazë të Ligjit nr 33/2012 datë 21.03.2012 Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, në Zonën Kadastrale Nr. 8504, Uznove, Berat është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme. Bazuar ne nenin 26 te Ligjit te lartpermendur, eshte duke u kryer procesi i afishimit publik 45-ditor i produktit te Fazes se I te regjistrit te pasurive te paluajtshme te kesaj zone kadastrale.
Periudha e afishimit do të jetë nga data 07.04.2017 – 22.05.2017
Afishimi publik do të bëhet në adresën: Rr. “28 Nentori”, Ish-Zyra e Rajonit nr.4, Lagjia Uznove, Berat.
Nga e Hëna në të Premte: nga ora 09:00 në 13:00 dhe nga ora 16:00 në 19:00
E Shtuna dhe e Diel: nga ora 09:00 në 14:00
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme brënda kësaj zone kadastrale te drejtohen në ambiente e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.