Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Në bazë të Ligjit nr 33 datë 21.03.2012 Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, në Zonën Kadastrale Nr. 2220, Koplik, Malesi e Madhe është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme, të regjistruara dhe Harta Treguese e Regjistrimit, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.
Periudha e afishimit do të jetë nga data 09.05.2016 – 22.06.2016
Afishimi publik do të bëhet në adresën: Objekti i z.Ramadan Hoxhaj, Kati I (Perballe Gjimnazit), Koplik.
Nga e Hëna në të Premte: nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00
E Shtuna dhe e Diel : nga ora 10.00 në 16.00
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme brënda kësaj zone kadastrale te drejtohen në ambiente e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.